Dhoma Ekonomike e Gruas (DHEG) organizoi mbrëmjen Gala të fundvitit, duke mbledhur rreth 50 gra sipërmarrëse, profesioniste dhe mentore biznesi në një aktivitet që kombinoi festën, reflektimin dhe vlerësimin e kontributit të grave në ekonomi dhe shoqëri.
Aktiviteti u zhvillua në frymën e misionit të DHEG, si një strukturë që bashkon gra me përvojë shumëvjeçare në biznes dhe konsulencë, të cilat synojnë të ndikojnë në shoqëri përmes fuqizimit të sipërmarrjes dhe karrierës femërore. Në një realitet ku gratë përballen me akses më të kufizuar në financa dhe mundësi zhvillimi, veçanërisht në vendet në zhvillim, DHEG synon të shërbejë si një platformë mbështetëse dhe bashkëpunuese.

Qëllimi i shoqatës është mbrojtja e interesave ekonomike dhe sociale të grave sipërmarrëse, profesioniste dhe të vetëpunësuara nga të gjithë sektorët e ekonomisë, përmes politikave favorizuese, veprimtarive promovuese, bashkëpunimeve kombëtare dhe rajonale, si dhe projekteve, studimeve dhe konsulencave profesionale.
Gjatë mbrëmjes, Dhoma Ekonomike e Gruas ndau katër çmime për vitin 2025, si vlerësim për ndikimin dhe kontributin e grave në biznes dhe komunitet:
- Ana Kekezi – Mentorja e Vitit 2025

- Yllka Agolli – Mentorja e Vitit 2025

- Ira Skendo – Organizatorja e Vitit 2025

- Merita Muçaj – Sipërmarrësja e Vitit 2025

Mbrëmja vazhdoi plot dritë, me muzikë, networking dhe një moment i veçantë ishte edhe shorteu i dhuratave, ku u ndanë produkte dhe shërbime nga vetë bizneset e pjesëmarrëseve, si një shembull konkret bashkëpunimi dhe solidariteti mes grave.
