Luiza Gega, flamurmbajtësja në Paris 2024

Ekipi shiptar do të përfaqësohet nga 8 sportistë në olimpiadë.

Luiza Gega do të jetë flamurmbajtësja e Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Ajo mori simbolin kombëtar që do të paraprijë ekipin shqiptar në ceremoninë hapëse që do të mbahet më 26 Korrik.

Përveç kreut të KOKSH-it, Fidel Ylli, aty ishin të pranishëm edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Skuadra shqiptare do të përfaqësohet në këtë eveniment nga 8 sportistë.

Ata janë 3 mundës, 2 atletë, 2 notarë dhe 1 qitëse. Ky do të jetë përfaqësimi i dhjetë në lojërat olimpike verore, ku ende nuk ka fituar medalje.

Tv Klan

 

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top