Bayroun kryeministër

Macron emëron François Bayroun kryeministër të Francës

Pas rrëzimit të qeverisë së mëparshme në një mocion historik mosbesimi në një përpjekje për t’i hapur rrugë zgjidhjes së krizës së thellë politike në vend presidenti francez Emmanuel Macron emëroi aleatin e tij François Bayrou si kryeministër.

Bayrou 73 vjeçar është një partner i rëndësishëm në aleancën me parti të qendrës të zotit Macron, ka qenë një figurë e njohur në politikën franceze për dekada.

Zoti Macron, në një fjalim drejtuar kombit, u zotua të qëndrojë në detyrë deri në përfundimin e mandatit të tij në vitin 2027. Zoti Bayrou pritet të zhvillojë bisedime me udhëheqës të partive të ndryshme në ditët në vijim për të zgjedhur ministrat e rinj.

Ai drejton Lëvizjen Demokratike të qendrës, të njohur si MoDem, të cilën e themeloi në vitin 2007. Në vitin 2017 mbështeti garën e parë presidenciale të zotit Macron dhe u bë një partner me peshë në aleancën centriste të presidentit francez.

Zoti Bayrou u bë i njohur për publikun francez kur ishte ministër i arsimit nga viti 1993 deri në 1997 në një qeveri konservatore.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top