Këshilli i Ministrave ndryshon vendimin për fushat e programeve të studimit që përbëjnë prioritet kombëtar. Hiqet kufizimi i notës mesatare 8.5, vitin e parë të studimit bursa do të jet në masën e pagës bazë minimale mujore çdo muaj.
Për vitin e parë të studimeve akademike studentët, përfitojnë mbështetje financiare me bursë sa paga bazë minimale mujore, të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas programeve që përbëjnë prioritet kombëtar për vitin akademik.
Pas vitit të parë, përfitimi do të jetë mbi bazën e arritjeve akademike. Studentët që ruajnë mesataren mbi 8.00, përfitojnë 100% të masës së pagës minimale, me ruajtjen e notës mesatare nga 6.5 deri në 8.00, përfitohet 60% të 40 mijë lekëve, ndërsa poshtë këtij vlerësimi, studentët do të marrin 30% të pagës minimale, vlerën e 12 mijë lekëve.