Giorgio Armani, një nga stilistët më të mëdhenj të historisë së modës ka mbyllur sytë, në moshën 91 vjeçare.
Ai vlerësohet se ka sjellë një revolucion në modën italiane dhe botërore, duke sjellë jo vetëm stil por edhe filozofi.
Në Milano themeloi markën e tij ikonike në vitin 1975, për t’u bërë shpejt simbol i elegancës, minimalizmit dhe sofistikimit italian.
Për mbi pesë dekada në modë, Armani krijoi koleksione të paharrueshme, por edhe një perandori globale që përfshin linjat Emporio Armani, parfumet, aksesorët dhe hotelet e luksit. Ai punoi deri në fund, duke miratuar personalisht koleksionin e tij të 50-vjetorit pak ditë para vdekjes.
Pas ndarjes nga jeta të stilistit, personalitete botërore në fushën e modës, artit dhe politikës kanë shprehur dhimbjen e tyre, duke e cilësuar atë frymëzim të përhershëm dhe ikonë të kulturës italiane.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, shprehet se, “Me elegancën, maturinë dhe kreativitetin e tij, ai i solli prestigj modës italiane dhe frymëzoi të gjithë botën. Një ikonë, një punëtor i palodhur, një simbol i më të mirës së Italisë. Faleminderit për gjithçka.”
Aktorja e mirënjohur Julia Jorberts e quan atë në postimin e saj në mediat sociale, një mik i vërtet, një legjendë!”