kompensim dëmesh

Ministri Malaj: Mbi 50 milionë euro në dispozicion për përmbytjet dhe kompensimin e dëmeve

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Qeveria ka vënë në dispozicion mbi 50 milionë euro për përballimin e pasojave të reshjeve intensive dhe përmbytjeve të fundit, bëri të ditur ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile.

Sipas tij, rreth 30 milionë euro janë planifikuar në programin e Emergjencave Civile si shpenzime kapitale. Nga kjo shumë, 15 milionë euro do të përdoren për projekte që synojnë parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe rritjen e qëndrueshmërisë së infrastrukturës.

Një tjetër fond, në vlerën rreth 10 milionë euro, është parashikuar si transfertë e kushtëzuar për emergjencat civile. Ky fond do të administrohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe do të shpërndahet tek njësitë e vetëqeverisjes vendore, bazuar në një metodologji që merr parasysh hartën e riskut.

Ministri Malaj theksoi gjithashtu se fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, rreth 25 milionë euro, do të përdoret për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet, në përputhje me vlerësimet që do të kryhen nga strukturat përgjegjëse.

Paralelisht, një fond prej 5 milionë eurosh është alokuar për sigurinë e digave dhe rezervuarëve, duke u fokusuar në projekte kapitale që synojnë mbrojtjen e infrastrukturës ujore.

Në total, sipas ministrit të Financave, fondet e disponueshme për përballimin e situatës aktuale të emergjencave civile tejkalojnë vlerën e 50 milionë eurove.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top