Mira Murati

Mira Murati prezanton Tinker: produktin e parë nga Thinking Machines

Mira Murati, ish-CTO e OpenAI, pasi themeloi startup-in e saj Thinking Machines në fillim të vitit 2025, ka lançuar produktin e parë: Tinker, një API e bazuar në Python që e bën më të lehtë dhe më të fuqishme personalizimin e modeleve të mëdha të inteligjencës artificiale (LLM).

Aktualisht në fazë beta private, Tinker u jep studiuesve dhe programuesve kontroll të plotë mbi mënyrën se si stërviten modelet, ndërkohë që kompania merret vetë me pjesën më të vështirë të infrastrukturës dhe kompjuterëve të fuqishëm. Murati shkroi në rrjetin X:

“Tinker sjell mjetet më të avancuara tek studiuesit. Ofron një mënyrë të thjeshtë për të shkruar eksperimente dhe procese stërvitjeje, ndërkohë që e bën të padukshme gjithë kompleksitetin e trajnimit të shpërndarë.”

Çfarë është Tinker?

Ndryshe nga shumë platforma të tjera që janë “kutia e zezë”, Tinker ofron një API ku studiuesit mund të shkruajnë kod Python dhe të kontrollojnë çdo detaj të trajnimit.

Disa prej veçorive kryesore janë:

  • Komanda të thjeshta në Python për të ndërtuar algoritme stërvitjeje ose RL.

  • Mbështetje për modele të hapura të madhësive të ndryshme, përfshirë edhe arkitektura shumë të mëdha.

  • Integrim me LoRA, që ul kostot dhe lejon disa trajnime të ndajnë të njëjtin kompjuter.

  • Një bibliotekë ndihmëse me shembuj konkretë.

Përdorime konkrete në universitete

Para lançimit publik, Tinker është testuar nga disa universitete prestigjioze si Berkeley, Princeton, Stanford dhe Redwood Research. Rezultatet kanë qenë mbresëlënëse:

  • Në Princeton, u përdor për provat matematikore dhe arriti rezultate më të mira se modele të mbyllura shumë më të mëdha.

  • Në Stanford, ndihmoi në kërkime për kiminë, duke trefishuar saktësinë në disa eksperimente.

  • Në Berkeley dhe Redwood Research, u përdor për skema të ndërlikuara të mësimit me përforcim (RL), gjë që më parë ishte e pamundur pa infrastrukturë gjigante.

Shumë emra të njohur në botën e AI e kanë përshëndetur Tinker-in. Andrej Karpathy, ish-drejtues i Tesla AI dhe themelues i një shkolle të re AI, tha se Tinker është “mënyra më e zgjuar për ta ndarë kompleksitetin e trajnimit”.  EdheJohn Schulman, një nga themeluesit e OpenAI dhe tani bashkëthemelues i Thinking Machines, e quajti Tinker “infrastruktura që gjithmonë kam dashur”.

Gjatë fazës beta, përdorimi është falas, ndërsa shumë shpejt do të ofrohet një model me pagesë sipas përdorimit. Ka edhe mundësi për mbështetje të dedikuar për institucionet.

wired.com

 

 

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top