Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar parashikohet të kushtojë të paktën 1.7 milionë euro për dy vitet e ardhshme. Ministria e Financave, përgjegjëse për këtë sistem, ka kërkuar përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) zhvillimin e procedurës që parashikon këtë shërbim.
“Ky sistem është një zgjidhje e vatrne, plotësisht e integruar, homogjene që shërben për maksimizimin e efikasitetit dhe transparencës së planifikimit, ekzekutimit dhe raportimit të buxhetit”, thuhet në dokumentet e procedurës.
Të njëjtat sqarojnë edhe komponentët kryesorë që ka kjo procedurë, që lidhen me aspektet softuerike si dhe infrastrukturën mbështetëse. “Objektivi kryesor i këtij shërbimi është mirëmbajtja e sistemit të Menaxhimit Financiar Shqiptar (Albanian Financial Management Information System – AFMIS) në çdo komponent të tij, me qëllim sigurimin e vazhdimësisë së punës 99.95% dhe për të gjithë komponentët dhe shërbimet e ofruara nga ky sistem. Komponentët kryesorë të sistemit AFMIS, objekt i mirëmbajtjes së kësaj kontrate janë: i) Sistemi AFMIS në të gjitha komponentët e tij softuerikë që përfshin modulet informatike si më poshtë vijon:
- Web portali i Arkivës Elektronike (AFMIS Web Portal)
- Medium-Term Budget Planning (MTBP)
- Public Investment Management (PIM)
- Budget Project Portfolio Monitoring (BPPM)
- Integrimi i sistemit AFMIS me SIIFQ
- Ndërfaqet e Integrimit AFMIS me sistemet e tjera (SIFQ, IPSIS, APP, EAMIIIS, HRMIS).
ii) Infrastruktura mbështetëse e sistemit që konsiston në pajisjet fizike (servera fizikë dhe virtualë, storage, pajisje rrjeti në site primar dhe sekondar, si dhe shërbimet mbështetëse të infrastrukturës si p.sh. virtualizim dhe cluster-izim”, thuhet në dokument. Po kështu operatori ekonomik duhet t’i ofrojë edhe shërbimin konsulence autoritetit kontraktor.