Një sipërmarrës i njohur ka zakon të punësojë vetëm persona në të njëzetat, me bindjen se ata sjellin energji të re në biznes: ide të reja, risi dhe aftësi moderne. Ndonjëherë kjo është e vërtet, por në përgjithësi, shkenca thotë se kjo mënyrë e të menduarit është e gabuar.
Sipas një analize të publikuara nga National Bureau of Economic Research, shkencëtarët dhe shpikësit po arrijnë kulmin e krijimtarive të tyre në moshë gjithnjë e më të madhe. Më parë, ‘gjenit’ ishin me të rinj, por sot shumica e arritjeve më të mëdha ndodhin pas moshës 40 vjeç.
Këto studime tregojnë se performanca zakonisht arrin majën në moshën e mesme: fillimisht ka një periudhë trajnimi, e ndjekur nga një rritje e shpejtë e produktivitetit krijues, që kulmon zakonisht në fund të të 30-ave ose në të 40-at.
E njëjta gjë ndodh shpesh edhe me sipërmarrësit. Sipas studimit të publikuar në Journal of Business Venturing thuhet se sipërmarrësit më të suksesshëm janë në moshë të mesme, madje edhe në sektorin e teknologjisë.
Sipas të dhënave, një themelues startup-i 60-vjeçar ka tre herë më shumë gjasa të krijojë një kompani të suksesshme sesa një themelues 30-vjeçar, pothuajse dy herë më shumë mundësi që ajo kompani të renditet në 0.1% më të suksesshme në botë për të ardhura dhe fitime.
Pse gjenialiteti shkencor ndodh më vonë?
Sigurisht, ndonjëherë ndodh një moment frymëzimi i menjëhershëm, si Isak Njutoni, i cili në moshën 23 vjeçare, formuloi teorinë e gravitetit dhe zhvilloi kalkulusin.
Por zakonisht, mjeshtëria kërkon kohë, studiuesit theksojnë se lidhja mes krijimtarisë dhe njohurive ekzistuese nuk varet vetëm nga trajnimi, por nga aftësia për të lidhur dhe zgjeruar njohuritë që njeriu tashmë ka.
Me fjalë më të thjeshta: nuk mjafton të dish gjëracpor duhet të dish edhe si lidhen ato mes tyre, për të krijuar ide dhe zgjidhje të reja, e njëjta gjë vlen edhe për sipërmarrësit. Të rinjtë mund të jenë më të aftë në teknologji dhe më të hapur ndaj rrezikut, por sipërmarrësit më të moshuar kanë më shumë përvojë, aftësi në biznes, rrjete bashkëpunimi dhe qasje më të mirë në kapital.
Në një kuptim më të gjerë, është e vështirë të ndërtosh strategji të qëndrueshme, të marrësh vendime të shumta taktike dhe të udhëheqësh mirë, nëse mungon përvoja.
Për sipërmarrësit, mosha nuk është pengesë për t’u kapërcyer, është avantazh real konkurrues, e njëjta gjë vlen edhe për punonjësit e rinj.
Sigurisht, punonjësit më të rinj mund të jenë më të përgatitur në aspektin teknologjik dhe të kenë arsimimin e duhur, që përputhet me zhvillimet e shpejta të industrisë. Nëse nevojiten aftësi shumë specifike, një kandidat më i ri mund të jetë zgjedhja e duhur.
Por nëse kërkohen aftësi më të gjera dhe të ndërlidhura, si drejtimi apo menaxhimi, shpesh kandidati më me përvojë është më i përshtatshëm.
Në fund të fundit, mosha nuk duhet të jetë kriteri që vendos. Ajo që ka rëndësi janë aftësitë, përvoja dhe përshtatja me punën.
Prandaj, përzgjedhja duhet të bazohet në atë që kërkohet realisht nga pozicioni dhe jo në paragjykime për moshën apo idenë se “nuk mund të mësosh një qen të vjetër truke të reja.
Në të kundërt të asaj që besohet shpesh, gjenialiteti kërkon kohë për t’u krijuar.
Mjafton të kujtojmë shembullin e Steve Jobs: ai mund të ketë themeluar “Apple”-in në moshën 21 vjeç, por krijimet e tij më të suksesshme erdhën kur ishte në të 40-at dhe të 50-at.