Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është ndarë sot nga jeta në moshën 73-vjeçare, pas një problemi të rëndë shëndetësor. Prej disa javësh ai po trajtohej në një spital privat në Tiranë.
Nano kujtohet si një nga figurat më me ndikim të tranzicionit demokratik shqiptar dhe si njeriu që transformoi Partinë Socialiste në një forcë moderne, me orientim socialdemokrat dhe perëndimor.
Në krye të qeverisë, ai u vlerësua për stabilizimin e vendit pas krizës së vitit 1997 dhe për përpjekjet drejt afrimit të Shqipërisë me Perëndimin. Me stilin e tij liberal dhe reformues, Nano la një trashëgimi të rëndësishme në politikën shqiptare.
Gjatë karrierës së tij politike, z.Nano ishte një politikan socialist i njohut për qasjen e tij liberale. Ai ka shërbyer si Kryeministër në tre raste të ndryshme.

 
			 
	 
	 
	