leading

Ndikimi i praktikave të mira të qeverisjes! CEO-të e grupeve dhe kompanive të rëndësishme shqiptare dhe drejtues institucioni flasin në Konferencën Vjetore të Women On Boards Albania.

Qeverisja në biznes shpesh keqkuptohet si burokraci. Por, në të vërtetë, mund të jetë shtylla kurrizore e rritjes së qëndrueshme.

Znj. Edlira Muka, CEO e BALFIN Group dhe anëtare e YPO, do të jetë folëse në Konferencën Vjetore 2025 të Women on Boards Albania (WOB-AL). Që prej vitit 2016, Edlira ka udhëhequr zgjerimin e BALFIN Group në 11 vende të Europës dhe Amerikës së Veriut. Ajo ka qenë gjithashtu një zë i rëndësishëm në nivel ndërkombëtar si pjesë e Grupit të Lidershipit për Konkurrueshmëri dhe Inovacion pranë World Economic Forum, si dhe në nivel lokal si Zëvendës Presidente e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri (2020–2024).

Edlira Kurti

Në konferencë, ajo do të tregojë se si qeverisja e kujdesshme nuk është burokraci është strategji, besim dhe rruga jonë drejt rritjes së ardhshme. Perspektiva e saj do të theksojë pse qeverisja, kur ushtrohet me kujdes, nuk është barrë, por një gur themeli i besimit dhe i rritjes së qëndrueshme të biznesit. Është shtylla kurrizore e besimit institucional dhe qëndrueshmërisë.

Ndonjëherë lidershipi njihet më së miri, jo nga titujt, por nga ndikimi që krijon. Dr. Sonja Kurz, Drejtoreshë e GIZ Albania, do të jetë folëse kryesore në konferencë. Ajo sjell mbi 20 vite përvojë ndërkombëtare dhe ka qenë në pararojë të reformave në politikën ekonomike, qeverisje dhe rritje të qëndrueshme. Për të gjithë të pranishmit, Dr. Sonja Kurz do të ndajë perspektivën e saj mbi temën “Nxitja e Reformave për Rritje Ekonomike dhe Forcim Institucional”, një diskutim i rëndësishëm për anëtarët e bordeve, drejtuesit dhe politikëbërësit që synojnë të çlirojnë potencialin e Shqipërisë dhe rajonit.

Sonja Kurz

Personalitete të rëndësishme nga Shqipëria, por edhe figura të njohura nga Europa, do të mblidhen më 20 Tetor në Tiranë. Anette Juellund, CEO e European Women on Boards (EWOB), do të marrë pjesë si folëse kryesore. Me mbi 30 vite përvojë ndërkombëtare në drejtim ekzekutiv në kompani si HERE Technologies, Yahoo!, eBay dhe nisma të hershme të internetit, ajo ka udhëhequr operacione globale, ka drejtuar transformime dhe ka hapur tregje të reja, duke bashkuar palë të ndryshme me vizion të përbashkët. Sot, si CEO e EWOB, ajo po formëson vendimmarrjen gjithëpërfshirëse dhe lidershipin e përgatitur për të ardhmen në bordet evropiane.

Annete Juellund

Anette do të flasë për krijimin e një ndikimi pozitiv dhe demistifikimin e qeverisjes së kujdesshme në kohë ndryshimesh. Sipas saj, lidershipi gjithëpërfshirës nuk është vetëm çështje drejtësie; është një avantazh konkurrues që forcon qeverisjen, nxit inovacionin dhe udhëheq drejt performancës së qëndrueshme.

Tre personalitetet e përmendura më sipër janë pjesë e një game të gjerë folësish dhe drejtues panelesh gjatë konferencës së 22 Tetorit, pranë Xheko Imperial.

Për të mos humbur mesazhet e tyre, si dhe mundësinë për t’i takuar këto personalitete, ju mund të prenotoni biletën dhe të bashkoheni konferencës.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top