EVENT

“Ndryshimi i shoqërisë përmes fuqizimit të grave” Emina Çunmulaj-Nazarian dhe Dea Kamberi në një event frymëzues në Harvard

Në ambientet e Harvard University, konkretisht në Boylston Hall 110 – Fong Auditorium, do të mbahet një event i veçantë me temën “Changing the Society Through Empowering Women” (“Ndryshimi i shoqërisë përmes fuqizimit të grave”).

Ky aktivitet organizohet nga Harvard Albanian Students Association në bashkëpunim me Harvard Kennedy School Women and Public Policy Program, dhe ka për qëllim të promovojë fuqizimin e grave si një nga mënyrat më të rëndësishme për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin e shoqërisë.

E ftuara kryesore e eventit do të jetë Emina Çunmulaj-Nazarian, Themeluese dhe Drejtore Ekzekutive e fondacionit “Emina’s Hand” si dhe Konsulle Nderi e Shqipërisë në Florida. Me një karrierë të suksesshme dhe një angazhim të fortë në çështjet humanitare dhe sociale, Emina do të ndajë me pjesëmarrësit përvojat e saj mbi fuqizimin e grave dhe ndikimin që ai ka në komunitet.

Moderatorja e aktivitetit do të jetë Dea Kamberi, studente dhe anëtare e Harvard Albanian Student Association, e cila do të drejtojë bisedën dhe diskutimin mbi temat që lidhen me rolin e grave në ndryshimin e shoqërisë bashkëkohore.

Ky event synon të frymëzojë studentët dhe të rinjtë shqiptarë e ndërkombëtarë të marrin pjesë aktive në ndërtimin e një bote më të barabartë dhe më të drejtë përmes arsimit, lidershipit dhe bashkëpunimit.

Vendndodhja: Harvard University, 5 Harvard Yard, Cambridge, MA 02138
Data & Ora: E shtunë, 18 tetor, ora 14:00

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top