Një event për të rinjtë shqiptarë do të zhvillohet në New York. Ndaj, nëse ndodheni aty, mund t’i bashkoheni ditës së parë të ecjes me të rinjtë shqiptarë!
Mark Gjonaj, ka ftuar të rinjtë përmes mediave sociale, duke theksuar se: “E diel, 22 shtator ora 11:00 AM- 5 PM shijoni aktivitetet pas ecjes, duke përfshirë volejboll dhe lojëra! Le të krijojmë një mjedis që të rinjtë tanë të lidhen me njëri-tjetrin dhe të krijojnë miqësi të qëndrueshme.”
Ai u bën thirrje të gjithë të rinjtë shqiptarë në New York e më gjërë, duke i ftuar të marrin pjesë në eventin e parë të Ditës së Ecjes (Hiking) për Rininë Shqiptare, një aktivitet që do të mbahet në Bear Mountain, në adresën 3004 Seven Lakes Drive, Stony Point, NY 10986. Pika e takimit do të jetë pranë zonës së parkimit, ku do të valviten flamujt shqiptarë dhe amerikanë.
Ky aktivitet ofron një mundësi të shkëlqyer për të njohur miq të rinj dhe për të shijuar aktivitete të shumta pas ecjes, si volejbolli dhe lojëra të tjera. Organizatorët synojnë të krijojnë një mjedis ku të rinjtë shqiptarë mund të lidhen dhe të ndërtojnë miqësi të qëndrueshme.
https://www.instagram.com/p/C_s-W7gOkBP/