Duke filluar nga 1 janari 2026, paga minimale në Shqipëri pritet të rritet në 500 euro, sipas buxhetit të parashikuar për 2026.
Në një videomesazh drejtuar qytetarëve, Kryeministri Edi Rama ka theksuar se nga rritja do të përfitojnë rreth 307 mijë e 850 punonjës, dhe se kjo është faza e parë e një procesi që synon ta çojë pagën minimale në 700 euro brenda këtij mandati qeverisës.
Kësaj radhe, qeveria ka parashikuat të mbulojë për 9 muaj koston shtesë të sigurimeve shoqërore për punonjësit e sektorit privat, përmes një fondi prej 90 milionë eurosh, në mënyrë që bizneset të mos përballojnë menjëherë barrën financiare të ndryshimit.
Aktualisht paga minimale në Shqipëri është 40 mijë lekë, pas një rritje të lehtë që pësoi në janar të këtij viti.
