Në mbledhjen e fundit të qeverisë shqiptare, është hapur drita jeshile për fillimin e negociatave mes shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a., dhe subjekteve private, për krijimin e një kompanie të përbashkët për prodhimin dhe tregtimin e armëve të kalibrave të vegjël, të mesëm dhe dronëve.
Vendimi parashikon që shoqëria “KAYO” të ketë të paktën 20% në shoqërinë e re aksionare, përmes kontributit prej 5000 m² pasuri të paluajtshme, pa të drejtë tjetërsimi,
Partneri privat pritet të sjellë një investim minimal prej 50 milionë eurosh, teknologji të avancuar për prodhimin dhe montimin e armëve, si dhe një rrjet shpërndarjeje për eksport. Aktiviteti i kompanisë së re do të fokusohet në përmbushjen e nevojave të Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të sigurisë.
Aksioneri shtetëror do të ketë të drejtën e vetos në vendimmarrje strategjike dhe do të emërojë të paktën 40% të anëtarëve të këshillave drejtues ose mbikëqyrës.