Ka filma që duam, dhe më pas ka disa filma që na duhen.
Pas një dite jo të mirë, ne i kërkojmë google ose Netflix, ndonjë sugjerim dhe për ta bërë më të lehtë kërkimin kemi menduar këtë listë me fima:
- Amélie (2001)
- Little Forest (2018)
- The Boy Who Harnessed the Wind (2019)
- The Intouchables (2011)
- Cinema Paradiso (1988)
- Dead Poets Society (1989)
- Into the Wild (2007)
1. Amélie (2001)
Amelie është një film që eksploron psikikën e një vajze të re.
Ajo punon në një kafene të vogël në lagjen Montmartre të Parisit, ku ajo kalon shumë kohë duke vëzhguar klientët dhe duke ndërtuar histori rreth tyre në mendjen e saj.
Puna si kamariere i ofron Amélie një mënyrë të qetë dhe të sigurt për të qenë pjesë e jetës së të tjerëve, por nga distanca, pa u përfshirë emocionalisht.
Ajo përdor imagjinatën si një mjet për të përballuar ndjenjat e izolimit dhe vetmisë që i ruan nga fëijëria. Imagjinata i jep mundësin që çdo gjë të duket më magjike dhe ku ka kontroll mbi situatat.
Ajo shpesh “shikon” objekte ose momente që ndërthuren me realitetin e saj: statujat e gurit marrin jetë, imagjinon veten si një heroinë romantike, ose mendon për ndodhi që në realitet nuk kanë ndodhur.
Filmi merr një tjetër drejtim që po jua lë ta zbuloni..
2. Little Forest (2018)
Little Forest është një film japonez që ndjek historinë e Ichiko, një grua e re që kthehet në fshatin e saj të lindjes pas zhgënjimeve në qytet.
Një element qendror i filmit është marrëdhënia e saj me nënën, e cila e la në fëmijëri pa shumë shpjegime.
Teksa Ichiko gatuan dhe kujton mësimet që mori nga e ëma. Kuzhina bëhet një mënyrë për të ndërtuar një lidhje të thellë dhe të heshtur me të. Filmi eksploron sesi ajo përpunon ndjenjat e braktisjes dhe kërkon pajtim me të kaluarën.
Përmes ritmit të ngadaltë dhe ndërveprimit me natyrën, Little Forest ofron një përvojë terapeutike. Duke treguar se si gatimi, puna me tokën dhe reflektimi mbi marrëdhëniet na ndihmojnë të shërojmë plagët emocionale.
3. The Boy Who Harnessed the Wind (2019)
The Boy Who Harnessed the Wind është një nga fimat më frymëzues dhe i bazuar në një histori të vërtetë.
Tregohet jeta e William Kamkwamba.
Një djalë i cili përdor aftësitë e tij në inxhinieri për të ndërtuar një turbinë ere nga materiale të ricikluara, për të sjellë ujë dhe energji në fshat gjatë një thatësire të madhe.
Filmi eksploron guximin, kreativitetin dhe këmbënguljen e William-it për të ndihmuar familjen dhe komunitetin e tij, pavarësisht nga mungesa e burimeve dhe arsimimit formal.
Marrëdhënia e tij me babanë, i cili fillimisht është skeptik për idetë e tij, evoluon ndërsa ai sheh se si William përballet me sfidat me vendosmëri.
Ky film ofron një mesazh të fuqishëm për fuqinë e shpresës dhe besimit në vetvete. Ilustron se si një veprim i vogël mund të sjellë ndryshim të madh.
4. The Intouchables (2011)
The Intouchables është një film francez që tregon historinë prekëse dhe frymëzuese.
Miqësia e pazakontë midis Philippe, një aristokrat që mbetet tetraplegjik pas një aksidenti me parashutë, dhe Driss, një djalë i ri nga periferitë, i cili punësohet si kujdestari i tij personal.
Pavarësisht prejardhjeve të tyre krejtësisht të ndryshme, të dy krijojnë një lidhje të thellë përmes humorit, ndershmërisë dhe përvojave të ndara.
Driss, i cili fillimisht nuk ka përvojë në kujdes, e ndihmon Philippe të rigjejë gëzimin e jetës dhe ta shikojë paaftësinë e tij përtej kufizimeve fizike.
The Intouchables është një film vërtet terapeutik. Eksploron fuqinë shëruese të miqësisë dhe të ndihmës reciproke.
Poashtu sjell një mesazh të fortë për përballimin e vështirësive me guxim, optimizëm dhe humanizëm.
5. Cinema Paradiso (1988)
Cinema Paradiso është një film italian klasik që tregon historinë e Salvatore.
Një regjisori të njohur, i cili rikthehet në fshatin e tij të lindjes pas vdekjes së një mikuj të ngushtë, Alfredo.
Filmi shpalos marrëdhënien e ngushtë midis Salvatore dhe Alfredo. Një operator filmi që e ndihmon atë të zhvillojë pasionin për kinemanë si fëmijë. Me kalimin e kohës, Alfredo bëhet një figurë babai për Salvatore, duke i mësuar atij rëndësinë e artit dhe dashurinë për kinemanë.
Përmes kujtimeve, filmi eksploron temën e nostalgjisë dhe ndikimin e filmit në formimin e identitetit të Salvatore. Cinema Paradiso është një reflektim i fuqishëm mbi dashurinë, humbjen dhe bukurinë e jetë.
Me një rrëfim të ndjeshëm dhe një kolona zanore magjike. Ky film është një përvojë terapeutike që sjell ngushëllim dhe kuptim për jetën dhe artin.
6. Dead Poets Society (1989)
Film amerikan i njohur që eksploron tema që sfidojnë normat shoqërore dhe presionin për të përputhur jetën e tyre me pritshmëritë e shoqërisë.
Historia ndodh në një akademi elitare për djem, ku profesori John Keating, luan një rol transformues për studentët e tij. Ai i inkurajon ata të mendojnë ndryshe, të ndjekin pasionet e tyre dhe të gjejnë zërin e tyre përmes poezisë dhe artit.
Marrëdhënia e Keating me studentët, veçanërisht me Todd, Neil dhe Knox, përshkruan si ata fillojnë të eksplorojnë identitetin e tyre dhe të sfidojnë pritshmëritë e prindërve dhe shoqërisë.
Por, pasojat e vendimeve të tyre të guximshme çojnë në tensione dhe tragjedi, duke theksuar çmimin e lirisë së shprehjes dhe ndjekjes së ëndrrave.
A e keni lexuar “Pse e urrej të flas në telefon? 6 Arsye ankthi nga telefoni”?
7. Into the Wild (2007)
Ky është një nga ato filma që të bëjnë një udhëtim prekës emocional, për shkak se bazohet në ngjarje të vërtetë.
Jeta e Christopher McCandless, një i ri që braktis jetën materiale për të kërkuar kuptimin e vërtetë të ekzistencës në natyrë.
Pas diplomimit nga universiteti, Chris vendos të heqë dorë nga pronat e tij dhe të udhëtojë nëpër Shtetet e Bashkuara. Atje përballet me sfida dhe aventurat që i ofron natyra.
Gjatë udhëtimit të tij, Chris takon një sërë personazhesh të ndryshëm, çdo njëri prej të cilëve kontribuon në formimin e botëkuptimit të tij. Kjo e ndihmon atë të kuptojë vlerën e marrëdhënieve njerëzore dhe ndjenjën e përkatësisë.
Në fund, ai arrin në Alaskë, ku përballet me ashpërsinë e natyrës dhe me vetminë, duke kërkuar të kuptojë më thellë jetën dhe veten e tij.
Përmbledhje
Në përfundim, këta filma ofrojnë një udhëtim të thellë emocional dhe shpirtëror, duke na nxitur të reflektojmë mbi jetën, marrëdhëniet dhe përvojat tona personale.
Çdo film në këtë listë, përmes tregimeve të tyre të veçanta dhe personazheve të jashtëzakonshëm. Na fton të eksplorojmë tema si dashuria, miqësia, guximi dhe kërkimi për kuptim.
Këta filma, të mbushur me mesazhe të fuqishme, na inkurajojnë të kërkojmë lidhje më të thella me veten tonë dhe me të tjerët.
Mendoj se mund t’i gjeni në faqe që sigurojnë filma me titra shqip dhe uroj t’ii shijoni.
Gjithashtu, mund të komentoni poshtë filma të tjerë interesant.