Një projekt nga skuadra e Folklor Souvenirs & Gifts Albania, synon të ofrojë një mënyrë më moderne për të përjetuar qytetin e Durrësit

Durrësi, ky qytet i lashte që mbart qindra mijëra kujtime dhe histori, nuk do te lihet me nën hije! Mbani vesh dhe dëgjoni: së shpejti do të prezantohet përmes një mënyre krejtësisht të re: “Guida e Folklorit”, një projekt kulturor dhe turistik i ‘Folklor Souvenirs and Gifts Albania’.

Duam shumë që të dini dhe ta vërtetoni se, kjo guidë nuk është thjesht një libër, por një udhëtim kulturor që ndërthur historinë, traditat dhe artin bashkëkohor. Ajo udhëhiqet nga katër personazhe virtualë, por të gdhendur në historinë tonë. Ata janë; Maria & Frani (me veshje tradicionale katolike të Ishmit) dhe Mehmeti & Hatixheja (me veshje tradicionale myslimane). Janë ata të cilët e shndërrojnë eksplorimin e qytetit në një përvojë të gjallë dhe të afërt

Na besoni, ne jemi përgatitur që te mos mungojë asgjë. E dimë dhe pyetjen tuaj të radhës;

Çfarë do të gjeni në guidë?

Po ju listojmë disa

-Monumente të rëndësishme si Amfiteatri i Durrësit, Kulla Veneciane, Kalaja e Ishmit.

-Vende të shenjta si Kisha e Shën Ndout, kishat dhe xhamitë historike, që dëshmojnë harmoninë fetare të zonës.

-Vila e Mbretit Zog dhe objekte të tjera që mbajnë gjallë historinë e qytetit.

-Ilustrime origjinale dhe elementë folklorikë që e bëjnë guidën tërheqëse për të gjitha moshat.

Sigurisht, doni të dini çfarë e bënë të veçantë këtë gudi!

Po themi thelbin:

-Prezanton kulturën e Durrësit me një qasje të re e kreative, që ka munguar ndër vite dhe pritet prej kohësh nga turistët vendas dhe të huaj.

-Nxit njohjen e traditave përmes një formati të thjeshtë dhe argëtues.

-Shërben si suvenir me vlerë për turistët që duan të marrin me vete një kujtim unik.

Fokusi ynë:

Me këtë projekt, skuadra e Folklor Souvenirs & Gifts Albania synon të ofrojë një mënyrë më moderne për të përjetuar Durrësin. Sigurisht, jo vetëm si qytet historik, por si një hapësirë ku bashkohen trashëgimia, arti dhe harmonia ndërkulturore.

Vëmendje: Guida është në proces përgatitjeje dhe do të publikohet vitin e ardhshëm.

Jemi të sigurt që me zor po e prisni.

 

 

 

 

 

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top