Novosela Përmbytje

NJOFTIM URGJENT: EVAKUIM I MENJËHERSHËM NË VLORË PËR SHKAK TË PËRMBYTJEVE

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Bashkia Novoselë

Bashkia Vlorë njofton se, si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të Njësisë Administrative Novoselë.

Evakuimi do të realizohet në koordinim me:

  • Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC)

  • Prefektin e Qarkut Vlorë

  • Strukturat e Emergjencave Civile në bashki

Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit dhe qytetarët duhet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren.

Prioritet në evakuim

  • Fëmijët

  • Të moshuarit

  • Personat me aftësi të kufizuara

  • Familjet në zona të izoluara

Transporti i evakuuarve

Evakuimi do të sigurohet nga:

  • Mjetet e Bashkisë

  • Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH)

  • Forcat e Armatosura

Menaxhimi i strehimit dhe asistencës

Banorët e evakuuar do të priten në ambiente të strehimit të përkohshëm, ku do të sigurohet:

  • Regjistrimi i të evakuuarve në momentin e mbërritjes

  • Administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore

  • Informim periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim

Bashkia Vlorë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, njësitë shëndetësore dhe strukturat sociale, është e angazhuar për t’u ofruar ndihmë të plotë qytetarëve të prekur.

Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë.
Për çdo situatë emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë numrin e emergjencave lokale.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top