Nvidia

Nvidia shënon rekord të ri në tregun botëror të aksioneve

Nvidia, kompania e parë në botë që arrin vlerësimin prej 5 trilionë dollarësh, pasi gjiganti i çipave njoftoi se ka siguruar rreth 500 miliardë dollarë porosi për procesorët e tij të inteligjencës artificiale dhe se do të ndërtojë shtatë superkompjuterë të rinj për Departamentin Amerikan të Energjisë.

Aksionet e Nvidia u rritën gati 5%, duke shtuar mbi 230 miliardë dollarë në vlerën e saj të tregut. Kapitalizimi total arriti në 4.89 trilionë dollarë, pasi për një moment preku shifrën 4.94 trilionë dollarë.

Nvidia ndodhet në qendër të revolucionit global të inteligjencës artificiale dhe po finalizon marrëveshje të rëndësishme, teksa navigon përmes luftës tregtare SHBA–Kinë, e cila pritet të ndikojë se cila teknologji ajo amerikane apo kineze do të dominojë në tregun botëror.

Aksionet e kompanisë me qendër në Santa Clara, Kaliforni, janë rritur me 50% gjatë vitit 2025. Kapitalizimi i saj e kaloi për herë të parë kufirin prej 4 trilionë dollarësh në korrik.

Nga ana tjetër, Microsoft, kompania e dytë më e madhe në botë për nga vlera, u rrit me 2%, duke e çuar kapitalizimin e saj në 4.03 trilionë dollarë. Gjiganti teknologjik, së bashku me OpenAI, njoftuan një marrëveshje ristrukturuese që i mundëson zhvilluesit të ChatGPT të largohet nga rrënjët e tij jofitimprurëse dhe potencialisht të shkojë drejt listimit publik.

Superkompjuterët që Nvidia do të ndërtojë për Departamentin e Energjisë do të përdoren, ndër të tjera, për të ruajtur dhe zhvilluar arsenalin bërthamor të SHBA-së. Më i madhi ndër to do të ndërtohet në bashkëpunim me Oracle dhe do të përmbajë 100,000 çipa të avancuar Blackwell të Nvidia-s.

reuters

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top