Google është paditur në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për mospërfshirjen e gjuhës shqipe në gjuhët e mbështetura nga gjiganti I teknologjisë.
Padia është ngritur nga Haki Dervishi, shtetas Amerikan me banim në Palm Springs Kaliforni, i dekoruar rishtazi nga Presidenti Biden me Dekoratën dhe Mirënjohjen Jetësore për kontribut të vazhdueshëm për kombin Amerikan, dhe Dr. Neshad Asllani, mjek i njohur Kosovar, themelues i “Qendrës Kosovare për të Drejtat e Njeriut” dhe anëtar bordi në organizatën “Dekada për të Drejtat e Njeriut” në New York.
Ata thonë se ky diskriminim ka pasur pasoja të mëdha në media, marketing, zhvillim ekonomik dhe teknologjik në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që flitet gjuha shqipe. Kjo ka sjellë që folësit e gjuhës shqipe të diskriminohen nga pjesa tjetër e botës në zhvillimin e biznesit, në marketing dhe gazetari, pasi janë të përjashtuar nga platformat Google Ads dhe Google Adsense.
Pritet që Google të shqyrtojë me kujdes këtë cështje të rëndësishme dhe të marrë masa për zgjidhjen e saj duke konsideruar shtimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare të mbështetur nga Google.