papa

Papa bën thirrje për mbrojtjen e planetit

Papa Françesku u lut të dielën për përparime, për mbrojtjen e planetit, gjatë takimit të nivelit të lartë për mjedisin që njihet i COP29.

“Shpresoj që konferenca për ndryshimet klimatike, COP29, e cila do të fillojë të hënën në Baku, do të japë një kontribut efikas për mbrojtjen e shtëpisë sonë të përbashkët”, u tha Papa besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit.

Pothuajse 200 vende do të mblidhen në Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, për të trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me klimën. Takimi zhvillohet nga 11 nëntori deri më 22 nëntor.

Detyra e parë e pjesëmarrësve të takimit është miratimi me konsensus i planit të punës.

VOA

Citimi i Ditës
Albanian Edition

“Bëje sot atë që të tjerët nuk duan, që nesër të jetosh si ata nuk mundin.”

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top