Për të tretin vit BERZH mbështet qendrën Kallz në përgatitjen e startupeve për Women Startup Competition Albania

Me objektiv fuqizimin e gruas në biznes, Qendra Kallz ka hapur thirrjen për aplikim për t’u bërë pjesë në programin e saj të përvitshëm Women Startup Competition. Programi ka në fokus gratë dhe vajzat që kanë një ide biznesi, apo sapo kanë hapur një sipërmarrje. Ky është viti i katërt i një programi njëmujor trajnimi dhe mentorimi që zhvillohet nga ekspertë në fushën e biznesi dhe sipërmarrës me përvojë.

Startupet e përfshira do të zhvillojnë sipërmarrjet e tyre dhe do të futen në një proçes përzgjedhje. Ato që sigurojnë një plan biznesi të përmirësuar, rrisin aftësitë e tyre të menaxhimit të biznesit dhe prezantimit të tij para investitorëve, do të bëhen pjesë e Women Startup Competition Albana, që do të zhvillohet në muajin qershor.

Për të tretin vit radhazi, Women Startup Competition në Tiranë ka si mbështetës kryesor BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla, financuar nga EU – Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (EDIF).

Qendra Kallz, lehtësues i certifikuar nga Ministria e Sipërmarrjes dhe Agjensia e Startupeve, ka të hapura aplikimet deri më 30 prill.

Programi parashikon punë të dedikuar në grup me 60 startupe, dhe sesione të dedikuara me 10 startupet finalistë.

Ardiola Hristiç, menaxhere e “Këshilla për Bizneset e Vogla”, BERZH, thotë se, “Këshilla për Bizneset e Vogla të BERZH ka në fokus mbështetjen e bizneseve përmes projekteve të dedikuara të konsulencës, të dizenjuara sipas nevojave specifike.

“Prioritet në aktivitetet tona janë mbështetja e kompanive në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë si agrobiznesi dhe turizmi, si dhe bizneset që drejtohen nga gratë dhe të rinjtë. Fokusi kryesor në çdo projekt që ne mbështesim janë: nxitja dhe rritja e inovacionit, dixhitalizimi, gjenerimi i ideve të reja, rritja e konkurueshmërisë si dhe transformimi në biznese të gjelbërta”.

Prej vitesh, ekipi i Këshilla për Bizneset e Vogla të BERZH, me financim të donatorëve të ndryshëm, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për rritjen e SME-ve në të gjithë vendin, në sektorë të ndryshëm si dhe për zhvillimin e ekosistemit të startupeve.

Apliko!

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top