europa

Përdorues, por skeptikë: Si e shohin evropianët inteligjencën artificiale?

Pavarësisht kritikave në rritje nga ekspertët se Evropa po mbetet pas në garën globale për inteligjencën artificiale (IA), shumica e qytetarëve të Bashkimit Evropian mendojnë se blloku është po aq konkurrues sa Shtetet e Bashkuara në këtë fushë.

Një sondazh i fundit, që përfshiu qytetarë nga Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Polonia, Rumania dhe Spanja, tregon se shumica prej tyre e shohin rregullimin efektiv të AI-së si përparësi më të madhe sesa nxitjen e zhvillimit të saj.

Spanja renditet në krye për mbështetjen e rregullimit më të fortë të inteligjencës artificiale, me 73% të të anketuarve që mbajnë këtë qëndrim. Nga ana tjetër, vetëm 11% deri në 20% e pjesëmarrësve mendojnë se është më e rëndësishme që teknologjia e re të zhvillohet lirisht, edhe nëse kjo nënkupton më pak rregullim.

Skepticizëm, por edhe përdorim në rritje

Shumica e qytetarëve të BE-së mbeten të pasigurt për ndikimin që AI do të ketë në shoqëri. Megjithatë, kjo nuk i pengon evropianët ta përdorin teknologjinë. Pothuajse gjysma e të anketuarve deklarojnë se e kanë përdorur inteligjencën artificiale për qëllime personale ose gjatë kohës së lirë, me holandezët (64%) dhe spanjollët (61%) që kryesojnë përqindjen.
Përdorimi i përditshëm mbetet megjithatë i ulët vetëm 12% e përdorin çdo ditë, ndërsa midis 27% dhe 43% e përdorin të paktën një herë në javë.

Evropa konkurruese, por Kina dominon garën teknologjike

Sondazhi tregon se qytetarët evropianë në përgjithësi e perceptojnë industrinë teknologjike të kontinentit si konkurruese me SHBA-në, veçanërisht në Holandë dhe Spanjë, ku 43% e të anketuarve ndajnë këtë bindje.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për krahasimin me Kinën, perceptimi ndryshon ndjeshëm: shumica e të anketuarve, sidomos në Spanjë, Gjermani dhe Itali, e konsiderojnë Evropën më pak konkurruese.

Kritikat e ekspertëve ndaj ritmit evropian

Në qershor, CEO i Nvidia-s, Jensen Huang, gjatë një darke në Pallatin Élysée me Presidentin francez Emmanuel Macron, paralajmëroi se Evropa po ecën shumë ngadalë në zhvillimin e inteligjencës artificiale.
Edhe fituesi i Çmimit Nobel në ekonomi 2025, francezi Philippe Aghion, theksoi së fundmi se kontinenti po humbet garën teknologjike ndaj SHBA-së dhe Kinës.

Megjithatë, rezultatet e sondazhit tregojnë një optimizëm të kujdesshëm mes qytetarëve një besim se Evropa, edhe pse përballet me sfida, ende ka potencial për të konkurruar në epokën e inteligjencës artificiale.

euronews

Citimi i Ditës
Albanian Edition

“Një mendje pozitive krijon një jetë pozitive.”

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top