IA

Përdoruesit e përditshëm të inteligjencës artificiale fitojnë më shumë dhe përparojnë më shpejt

Hendeku mes punonjësve që përdorin inteligjencën gjenerative çdo ditë dhe atyre që e prekin rrallë po zgjerohet ndjeshëm. Sipas PwC Global Workforce Hopes and Fears Survey 2025, punonjësit që përdorin IA në mënyrë të përditshme raportojnë rritje të madhe të produktivitetit, vetëbesimit dhe pagës, krahasuar me kolegët që nuk e kanë përfshirë ende këtë teknologji në punën e tyre.

92% e përdoruesve të përditshëm thonë se IA u ka rritur produktivitetin në vitin e fundit, ndërsa vetëm 58% e përdoruesve të rrallë pohojnë të njëjtën gjë. Diferenca të ngjashme shfaqen edhe sa i përket sigurisë së punës dhe rritjeve të pagave, duke treguar se inteligjenca artificiale po transformon realisht rrugët profesionale në të gjithë botën.

Si po fitojnë avantazh punonjësit që përdorin IA çdo ditë

Sipas sondazhit, punonjësit që e përdorin rregullisht IA -anë dukshëm më optimistë për të ardhmen. 69% e përdoruesve ditorë janë të sigurt për rolin e tyre në vitin që vjen, kundrejt 51% të përdoruesve të rrallë dhe vetëm 44% të atyre që nuk e përdorin fare teknologjinë.

Por çfarë bëjnë ndryshe këta punonjës?

Ata nuk janë domosdoshmërisht ekspertë teknikë. Shumica thjesht integrojnë funksionet bazë të IA në punën e përditshme: hartojnë email-e, përmbledhin dokumente, përgatisin prezantime, analizojnë të dhëna dhe automatizojnë detyra të përsëritura që dikur konsumonin orë të tëra.

Gjithnjë e më shumë, ato mjete përdoren edhe për projekte personale që njerëzit i kanë shtyrë prej vitesh: nga hartimi i librave, krijimi i logove, planet e biznesit dhe dizajnimi i kurseve online, deri te prototipet e aplikacioneve dhe përgatitja për intervista pune.

Sondazhi tregon se shumë kompani ende nuk po investojnë mjaftueshëm në zhvillimin e aftësive të punonjësve. Vetëm gjysma e punonjësve jo-menaxherialë besojnë se kanë qasje në trajnime të përshtatshme për IA, kundrejt dy të tretave të menaxherëve dhe gati tre të katërtave të drejtuesve ekzekutivë.

Mjediset e punës që nuk e përqafojnë IA, sipas PwC, po ngadalësojnë rritjen profesionale të të gjithë ekipit.

Të dhënat tregojnë se ata që e kanë përqafuar herët inteligjencën artificiale do të vazhdojnë të avancojnë më shpejt. 75% e përdoruesve ditorë thonë se marrin mbështetjen e duhur për të mësuar më tej, ndërsa e njëjta gjë vlen vetëm për 59% të përdoruesve të rrallë.

IA po u jep profesionistëve dy përfitime thelbësore:

  1. Kohë të fituar ,duke eliminuar detyrat e lodhshme dhe repetitive.

  2. Rritje në të ardhura, pasi aftësitë në IA u japin mundësi të rrisin cilësinë e punës dhe të tregojnë më qartë vlerën e tyre.

Sipas PwC AI Jobs Barometer, punonjësit që përdorin IA fitojnë mesatarisht 56% më shumë se kolegët e tyre në të njëjtat role,dyfishi i diferencës së vitit të kaluar. Nga financat te shërbimi ndaj klientit, IA po bëhet pjesë e pandashme e çdo pozicioni, por gjithsesi kërkon njerëz të aftë për ta udhëhequr.

Sektoret që po shohin rritjen më të madhe të të ardhurave nga IA, sipas McKinsey, janë:

  • marketingu dhe shitjet

  • strategjia dhe financa korporative

  • zhvillimi i produkteve dhe shërbimeve

Automatizimi i rutinës po e bën aftësinë për të përdorur IA një nga kompetencat më të kërkuara në treg.

Nga detyrat e përditshme si email-et dhe analizat, deri te përgatitja për intervista apo planifikimi i karrierës, IA po u heq nga duart orë të tëra pune rutine. Kjo kohë e lirë po shndërrohet në një shtysë të re.Njerëzit po nisin libra, projekte biznesi, ide të guximshme dhe aftësi që më parë dukeshin të paarritshme.

Avantazhi shkon te ata që e përqafojnë teknologjinë, e integrojnë në rutinën e përditshme dhe e përdorin për të rritur jo vetëm performancën profesionale, por edhe ambiciet dhe rritjen e tyre afatgjatë.

success.com

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top