rruga Librazhd-Pogradec

Përkeqësohet gjendja e rrugës Librazhd-Pogradec. Tërhiqen mjetet që po punonin

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Juglindja e vendit do të vijojë të mbetet pa kalimin në rrugën Librazhd-Pogradec ndryshe nga sa pritej ditën e sotme.

Rajoni juglindor i vendit mbetet i bllokuar, pasi rruga Librazhd-Pogradec është e pakalueshme. Sipas Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka përkeqësim të rrëshqitjes, e cila ka bërë që të tërhiqen për arsye sigurie edhe mjetet që po punonin.

Autoriteti rrugor po bën një rivlerësim gjeologjik dhe Teknik, ndersa thekson se, “Qarkullimi do të vazhdojë të jetë i bllokuar në segmentin rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, pjesë e aksit Librazhd-Pogradec”

ARRSH sugjeron përdorimin e akseve alternative si më poshtë:

Për autoveturat:

✓ Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan

✓ Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë

Për mjetet e tonazhit të rëndë:

✓ Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit.

Kalimi në rrugën Librazhd-Përrenjas është i bllokuar që prej të shtunës paradite, për shkak të rrëshqitjeve të tokës.

 

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top