Kristjan Asllani

Provinca e Butit në Itali nderon Kristjan Asllanin “Dirigjenti i Kombëtares shqiptare” ftohen në festë të gjithë shqipëtarët aty

Data 12 korrik do të jetë një ditë festë për Kristjan Asllanin, mesfushori i Kombëtares do të rikthehet në Buti, një provincë pranë Pizës, aty ku është rritur.

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, Provinca e Butit shkruan se është gati të mirëpresë Asllanin dhe i bën thirrje të gjithë qytetarëve që jetojnë aty të jenë të pranishëm.

“Që nga ditët kur luante me top nën tendat e Piazza Garibaldi te kampion Italie në vitin 2023-20242 me Interin dhe dirigjent i Kombëtares shqiptare në Eorpianin Gjermani 2024. Kristjan Asllani ynë ka bërë një rrugë të gjatë, por ka mbetur gjithmonë i njëjti, modest dhe i sjellshëm, i lidhur me Butin tonë, i cili do ta festojë të premten e 12 korrikut në orën 22:15 në Piazza Garibaldi para rinisjes së tij për përgatitjen e verës në funksion të sezonit të Serisë A 2024/25. Ju presim të gjithëve, absolutisht të gjithëve”, shkruan Provinca Buti në Facebook.

Kristjan Asslani lindi në Elbasan, Shqipëri, më 9 mars 2002 , në moshën dy vjeçare u zhvendos me familjen në Itali, duke u vendosur në Buti, në provincën e Pizës.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top