Pse kurrë nuk ndjejmë se jemi të mjaftueshëm
Ankthi për statusin, kuptimi dhe lufta e heshtur për pranimin e vetes.
Çfarë nëse ajo që na nxit të arrijmë sukses është e njëjta gjë që na pengon të jemi të lumtur?
“Fenomeni Rosebud” ofron një këndvështrim të fuqishëm për të kuptuar këtë paradoks. Ky emër, i huazuar nga fjala e fundit e mistershme në filmin Citizen Kane, i referohet asaj se si një traumë e së kaluarës, një humbje apo një plagë emocionale e pazgjidhur bëhet nxitësi i fshehtë pas ambicies sonë. Ajo mungesë ose humbje e hershme formon në heshtje motivimet tona, duke na shtyrë të provojmë vlerën tonë përmes suksesit, arritjes apo njohjes.
Ndërsa kjo dinamikë na shtyn përpara, shpesh na largon nga paqja, kuptimi dhe gëzimi.
Edhe pse koncepti mund të duket filozofik ose abstrakt, ai shfaqet me qartësi në jetën tonë të përditshme. Manifestimi më i zakonshëm i këtij tensioni të brendshëm? Diçka që Alain de Botton (autor dhe folës publik) e quan ankth për statusin.
Çfarë është ankthi për statusin?
Ankthi për statusin është shqetësimi i vazhdueshëm që kemi për të arritur të tjerët – nga ana sociale, profesionale, financiare apo mungesa të tjera, djenja që nuk jemi mjaftueshëm të suksesshëm, të admiruar apo të realizuar. Kjo shfaqet kur krahasojmë veten me të tjerët dhe ndiejmë se mbetemi pas tyre.
Sipas de Botton, ankthi për statusin është “një shqetësim kaq i fuqishëm sa mund të prishë kohë nga jeta sonë, duke na bërë të ndiejmë se jemi në rrezik që të mos përputhemi me idealet e suksesit që shoqëria ka vendosur.”
Jordan Grumet shpjegon më tej se ankthi për statusin është një problem kuptimi. Kuptimi është historia që i tregojmë vetes për atë që jemi. Dhe nëse nuk kemi mësuar të krijojmë një histori të mirëkuptueshme dhe fuqizuese për vështirësitë tona – nëse nuk kemi një narrativë që i jep kuptim “rosebud”-ëve tanë – jetojmë me ndjenjën e vazhdueshme që nuk jemi mjaftueshëm. Se nuk kemi fituar vendin tonë në botë, se duhet të provojmë diçka dhe kjo zgjat përherë.
Kjo histori apo mungesa e saj është ajo që nxit ankthin për statusin.
3 shenja të ankthit për statusin
-
Gjithmonë përpiqeni të arrini “Jones-et
“Jones-et” mund të jenë fqinjët, kolegët, shokët e klasës, apo njerëzit që ndiqni në rrjetet sociale. Ata duket se kanë gjithçka: karrierë perfekte, pushime ëndrrash, makina luksoze, shtëpi të bukura, mirënjohje. Nëse vlerësoni veten bazuar në krahasimin me ta dhe harxhoni energji mendore për të kuptuar nëse keni “arritur” si ata, atëherë jeni në kurth të statusit. Nuk është çështje ambicie, por e identitetit. Ndjenja juaj e mjaftueshmërisë është e varur nga standardet e jashtme. -
Jeni të ngujuar në “treadmill”-in e arritjeve
Arrini një qëllim dhe festoni pak. Pasi kjo kalon, mendja nis të kërkojë synimin tjetër. Më shumë klientë, një lançim më i madh, një pozicion më i mirë, një çmim tjetër. Kjo është përshtatja hedonike – tendenca psikologjike që të kthehemi në një nivel bazë lumturie edhe pas ngjarjeve pozitive. Në këtë “treadmill”, asnjë sukses nuk sjell paqe të qëndrueshme sepse qëllimi nuk ishte vetëm arritja, por validimi i brendshëm që ajo do të sillte. Por ky validim asnjëherë nuk vjen. -
Suksesi nuk ju bën më të lumtur
Arrini kulme të reja, fitoni më shumë, mahnitni më shumë, por në vend që të ndiheni të lehtë, ndiheni më të rëndë. Në vend që të gëzoni atë që keni ndërtuar, ndiheni të rënduar nga presioni për ta mbajtur ose tejkaluar atë. Ky fenomen shihet shpesh te njerëzit me performancë të lartë, artistët dhe të famshmit: njerëz që duken se kanë gjithçka, por mbajnë një trishtim ose hidhërim të padukshëm. Ata punuan shumë për miratimin, por zbuluan se ai nuk i plotësonte. Kur suksesi nuk sjell kënaqësi, nuk jeni duke ndjekur më qëllimet, por duke ikur nga fantazmat.
Çfarë mund të bëni?
Nëse ankthi për statusin është simptomë dhe “Fenomeni Rosebud” është shkaku, atëherë duhet të ndalojmë kërkimin e lehtësimit tek më shumë status. Duhet të rifillojmë të shqyrtojmë historitë që na formuan, dhimbjet që kemi fshehur dhe momentet që na bënë të ndihemi të pamjaftueshëm.
Sepse ankthin për statusin nuk e zgjidh thjesht vendimi për të “mos u shqetësuar” për opinionet e të tjerëve. Kjo është vetëm mohim. Ai zgjidhet duke ndërtuar një narrativë të re – ku ti je tashmë i mjaftueshëm, pavarësisht nga rezultatet.
Pyetjet që duhet të bëni vetes janë:
-
Cili është “Rosebud”-im?
-
Çfarë kam humbur, pse kurrë nuk mora që kam tentuar?
-
A mund të shndërroj humbjet e mia në diçka me vlerë që të ndihem krenarë, në vend që të më rëndojnë?
-
Kush do të isha nëse nuk do të më duhej të bëja asgjë?
Kur e thellojmë këto me veten, kur përballemi me dhimbjen në vend që të sillemi sikur nuk ekziston, fillojmë të zbusim ndikimin e ankthit për statusin. Fillojmë të kalojmë nga performanca te prania. Nga nevoja për të provuar, te procesi i të bërit vetvetja.
Në Përfundim
Nëse ndihesh sikur suksesi nuk të sjell kurrë paqe…
Nëse ndjek arritje, por nuk ndihesh asnjëherë i/e përmbushur…
Nëse shqetësohesh vazhdimisht për krahasimin me të tjerët…
Ndoshta problemi yt nuk është mungesa e ambicies.
Ndoshta problemi yt është mungesa e të kuptuarit të vetes
Dhe problemet nuk zgjidhen duke u ngjitur lart e më lart, por duke shkuar më thellë.
Duke u përballur me plagët tona të fshehura ose “Rosebud”-ët tanë.
Dhe duke kujtuar se asnjë status nuk mund të provojë atë që nuk ishte kurrë në dyshim që në fillim:
Se ti je tashmë i mjaftueshëm.