leku

Pse pasuria nuk sjell lumturi, çfarë na bën vërtetë të lumtur?

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Asgjë nuk na duket më e lakmueshme sesa ajo që duam, por nuk mund ta kemi. Për shumicën prej nesh, mënyra si funksionon dëshira pasqyrohet qartë në një “hierarki shpenzimesh” mjaft të thjeshtë:
– Nëse diçka nuk e doni dhe nuk e keni, nuk ju shkon ndër mend.
– Nëse e doni dhe e keni, ndiheni normal.
– Nëse e doni dhe s’e keni, motivoheni ta arrini.
– Por kur e doni dhe nuk mund ta keni, çmendeni pas saj.

Siç shpjegohet në librin “The Art of Spending Money”, nuk ka shumë rëndësi çfarë është kjo “diçka”. Për një njeri të etur, një gotë ujë vlen më shumë sesa një avion privat për një miliarder që ka edhe dy të tjerë.

E gjitha bëhet e kuptueshme kur kupton çfarë kërkon truri ynë dhe këtë e shohim më qartë gjatë festave, kur dëshirat amplifikohen. Në thelb, truri nuk kërkon makina luksoze apo vila gjigante, ai kërkon dopaminë.

Në librin “The Molecule of More”, dopamina përkufizohet qartë: “Është kimikati i dëshirës që kërkon gjithmonë më shumë e më shumë sende, më shumë stimulim, më shumë befasi. Ajo nuk ndalet përballë emocionit, frikës apo moralit. Për dopaminën, rëndësi nuk ka të kesh; rëndësi ka të marrësh diçka të re.”

Me pak fjalë, truri nuk do sende. As të reja nuk i do domosdoshmërisht. Ai është i fiksuar pas procesit si pritjes, synimit, arritjes. Siç e ka përshkruar Will Smith famën: “Të bëhesh i famshëm është fantastike. Të qenit i famshëm është një pako e përzier. Humbja e famës është e tmerrshme. Ndryshimi, jo sasia, është ajo që ka rëndësi.

A ju duhet vërtet, apo thjesht po ndiqni atë që nuk e keni?

Dëshirat rriten proporcionalisht me atë që arrijmë. Kur je i ri, ëndërron një makinë, cilado qoftë ajo.
Merr një makinë 10 mijë dollarëshe, pastaj mendon për atë 20 mijë dollarëshe. Merr makinën 20 mijë dollarëshe, por do 50 mijë dollarëshe.
Arrin te 50 mijëshi? Tani mendja shkon te 100 mijëshi dhe atje te 100 mijëshi, fillon të mendosh për një koleksion prej disa makinash të tilla.

Kjo spirale nuk ka fund. Milionerët shohin centimilonerët, centimilonerët shohin miliarderët, miliarderët shohin dekabillionerët… dhe çfarë duan dekabillionerët? Pavdekësinë.

Formula është e njëjtë: “Çfarë vjen më tej? Çfarë mungon? Si ngjitem në nivelin tjetër?”
Jo sepse na duhet, por sepse kështu është i programuar truri.

Të dëshirosh më pak nuk është dorëzim

Dëshirat më të ulëta ndikojnë në mirëqenien tonë po aq sa rritja e të ardhurave por ndryshe nga paratë, kjo është një “lojë” që mund ta fitosh dhe kur e fiton nuk merr më vetëm çaste gëzimi, por një lloj qetësie të qëndrueshme, që nuk zhduket me kalimin e kohës.

Të jesh i kënaqur me atë që ke është mënyra më e thellë për të shijuar shtëpinë ku jeton, rrobat që vesh, pushimet që bën.
Mendoni këtë pyetje: A do të ishit më mirë si një miliarder që zgjohet çdo mëngjes i shqetësuar për gjërat që nuk i ka, duke parë me zili ata që kanë më shumë? Apo si një njeri i zakonshëm që zgjohet i qetë, me kënaqësi për atë që ka, pavarësisht shifrave në llogari?

CNBC

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top