Gjenerata Z nuk mendon të punojë pa ndërprerje deri në moshën e pensionit.
Gjithnjë e më shumë ata po zgjedhin të bëjnë pushime të gjata nga puna disa herë gjatë jetës, një trend që njihet si “mini pension ” ose “pushime të shumta si pensioni“.
Ky koncept nënkupton që në periudha të ndryshme, njerëzit të marrin një pushim të gjatë nga gjashtë muaj deri në një vit për t’u çlodhur, për tu përqendruar te vetja ose për të menduar rreth hapave të ardhshëm në karrierë.
Nuk është një “pension” në kuptimin klasik, por një mënyrë për të rifituar energji dhe për të rishikuar prioritetet.
Pse po e përqafojnë të rinjtë
Sipas një raporti, me mbi 10,000 pjesëmarrës nga 12 vende, gati gjysma e të anketuarve planifikojnë të marrin dy ose tre “mini pensione” gjatë jetës.
Mosha mesatare për pushimin e parë të madh është rreth 47 vjeç.
Ky stil jetese është më i përhapur te të rinjtë e brezave të fundit, të cilët e shohin pasurinë ndryshe: jo vetëm si para në llogari, por si cilësi jete, kohë për veten dhe për ata që duan, dhe një ndjenjë më e fortë përmbushjeje.
Arsyet më të zakonshme:
Kalimi i kohës me familjen – kujdes për fëmijët ose prindërit
Kujdesi për shëndetin – fizik dhe mendor
Udhëtimet dhe eksplorimi
Zhvillimi i pasioneve personale
Ndryshimi i drejtimit të karrierës
87% e atyre që kanë bërë një pushim të tillë thonë se jeta e tyre është përmirësuar ndjeshëm.
Çfarë do të thotë kjo për punëdhënësit
Ky trend mund të sjellë sfida për kompanitë, por edhe mundësi për të krijuar një kulturë pune më fleksibël.
Zgjidhje si:
-
orare të përshtatura
-
pushime të planifikuara pa pagesë
-
mbështetje për zhvillimin personal ose të ndihmojnë në ruajtjen e punonjësve dhe në motivimin e tyre afatgjatë
Sa kushton një “mini pension”?
Në SHBA, sipas HSBC, personat që ndjekin këtë mënyrë jetese kanë kursyer mesatarisht rreth 517,000 dollarë përpara pushimit dhe shpenzojnë rreth 340,000 dollarë gjatë tij.
Në vende të tjera, kjo ide po përshtatet në mënyra më të thjeshta – shumë njerëz e financojnë pushimin përmes kursimeve, projekteve të pavarura, ose punës online.
Një kuptim i ri i suksesit
Sot, suksesi nuk matet më vetëm me pagën apo pozitën.
Gjeneratat e reja po tregojnë se pasuria e vërtetë është të kesh kohë për veten, për ata që do dhe për gjërat që të bëjnë të ndihesh mirë.