A do të mjaftonte të punoje vetëm dy ose tre ditë në javë për të pasur një jetesë më të mirë?
Nëse kjo ju gëzon shumë, atëherë kam një lajm të mirë dhe një të keq për ty.
Sipas Bill Gates lajmi i mirë është se kjo mund të bëhet realitet. Gjatë një interviste të dhënë kohëve të fundit në Gates foli për librin e tij të ri dhe tha se falë inteligjencës artificiale (AI), brenda një dekade, njerëzit nuk do ta kenë më të nevojshëm për shumicën e punëve.
“Duhet të punojmë vetëm dy ose tre ditë në javë?”, tha ai me humor.
Nëse ndiheni të lodhur dhe nuk ju mjafton koha, ky lajm ju gëzon shumë.
Por lajmi i keq është se psikologjia tregon se puna na bën mirë. Edhe pse tingëllon bukur të kesh më shumë kohë të lirë, në realitet mund të ndihesh bosh nëse jeta bëhet shumë e lehtë papritur.
Psikologët thonë se përpjeka e tepërt ka një shpjegim më të thellë. Kërkimet tregojnë se njerëzit shpesh i vlerësojnë më shumë gjërat për të cilat janë lodhur vetë – siç është rasti me mobiljet e montuara vetë nga IKEA. Fëmijët argëtohen më shumë kur lojërat janë të vështira. Ashtu si vrapuesit e lodhur pas një gare, ne ndiejmë kënaqësi nga përpjekja, edhe kur nuk është e domosdoshme.
Pse ndodh kjo?
Shkencëtarët mendojnë se njerëzit gjejnë kuptim dhe ndjenjë arritjeje kur përballen me sfida – sidomos kur ato janë të vështira, por jo të pamundura. Të jetuarit e jetës në të gjitha mënyrat është e rëndësishme për mirëqenien tonë sesa lumturia apo kënaqësitë e shpejta.
Psikologia Elizabeth Bonawitz thotë: “Puna e vështirë është ndoshta mënyra e vetme për të ndjerë se je kompetent, se zotëron diçka dhe madje për të kuptuar më mirë veten.”
Po nëse Gates ka të drejtë?
Në vend që AI të na dëmtojë, çfarë ndodh nëse na ndihmon aq shumë sa të mos kemi më nevojë të punojmë si sot? Sigurisht që tingëllon mirë nëse AI na ndihmon të shërojmë sëmundje apo të pastrojmë shtëpinë.
Por a do të ndiheshim mirë në një botë ku gjithçka është kaq e lehtë? A do të mjaftonte të vraponim maratona apo të ngjiteshim në male thjesht për të ndjerë se jemi gjallë dhe kemi qëllim?
Julie Zhou, një ish-drejtore në Facebook, mendon se në të ardhmen AI do të bëjë gjithçka për ne – do të pastrojë, do të kujdeset për fëmijët, madje edhe do të na këshillojë si një terapist. Por sipas saj, nuk mjafton komoditeti. Ajo thotë:
“Komoditeti ka vlerë vetëm nëse e përdorim kohën e lirë me mençuri. Duhet të përballojmë sfida vullnetare, jo thjesht të shijojmë kënaqësi të shpejta. Në mënyrë paradoksale, gjërat e vështira na bëjnë më të lumtur. Mundimi na ndihmon të shijojmë jetën më shumë.”
Po ti, çfarë do të bëje nëse punoje vetëm 2 ditë në javë?
Kjo është një pyetje që çdo njeri dhe veçanërisht sipërmarrësit duhet ta mendojnë.
Po, është mirë të zhdukim vuajtjet dhe varfërinë. Por nëse AI na sjell një jetë shumë më të lehtë, duhet të jemi të kujdesshëm që të mos ndjehemi të humbur e pa qëllim.
Ashtu si një pensionist që ka ëndërruar për vite me radhë të mos punojë më, por pastaj ndjehet bosh, edhe ne duhet të mendojmë që tani: nëse puna zhduket, cila do të jetë sfida që do të zgjedhim për veten?