falja e gjobave

Qeveria fshin gjobat për sigurimet shoqërore, bizneset kanë kohë deri në fund të vitit për t’i shlyer detyrimet

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Bizneset që kanë detyrime të papaguara për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve mund të përfitojnë falje të gjobave dhe kamatëvonesave, për sa kohë që paguajnë 100% të kontributeve të prapambetura deri në fund të këtij viti.

Ky lehtësim bazohet në ligjin e ri, i cili parashikon fshirjen e gjobave dhe kamatëvonesave për periudhat tatimore deri në 31 dhjetor 2024, ndërsa kontributi kryesor mbetet i detyrueshëm. Për periudhat më të hershme, deri në vitin 2014, fshihen gjithashtu gjobat e regjistruara në llogaritë e tatimpaguesve, por detyrimi për pagesën e sigurimeve qëndron.

Sipas raportit të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, detyrimet e biznesit ndaj sigurimeve shoqërore arrijnë në rreth 20 miliardë lekë (200 milionë euro), me mbi 120 mijë subjekte debitorë. Për vitin 2024, borxhi përfshin 17.18 miliardë lekë principal, 2.08 miliardë lekë gjoba dhe 968 milionë lekë interesa, duke çuar shifrën totale në 20.2 miliardë lekë. Shteti qendror dhe vendor kanë gjithashtu detyrime të prapambetura rreth 800 mijë euro.

Qeveria synon, me këtë iniciativë, të lehtësojë barrën financiare për bizneset dhe të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit.

Scan

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top