Nice Franc

Qyteti më i mirë europian për udhëtime pa stres

Nëse po kërkoni të gjeni qetësinë e brendshme shpirtërore dhe mendore gjatë pushimeve, është shpallur destinacioni i udhëtimit më pa stres në Europë.

I cilësuar si “mahnitës” dhe “i pashembullt” nga vizitorë entuziastë përdorues të platformës së njohur Reddit, qyteti i bukur francez Nicë tani është kurorëzuar si vendi me nivelin më të ulët të stresit.

Studimi i ri vlerësoi 25 qytete europiane për faktorë të ndryshëm, duke përfshirë nivelet e mbipopullimit, përqindjen e popullsisë me akses të përshtatshëm në transport publik, numrin e saunave dhe vendeve që ofrojnë shërbime të mirëqenies (wellness), si dhe numrin e parqeve.

Vendet e ndërtimit, zonat e plazhit dhe zonat e qytetit u morën gjithashtu në konsideratë, dhe një formulë u përdor për të llogaritur një rezultat përfundimtar nga 100 pikë ku Nica grumbulloi 75.4 pikë.

Pra, çfarë e bën kryeqytetin e rivierës franceze kaq të veçantë? 94.6% e popullsisë së qytetit ka akses të përshtatshëm në transport publik, ndërsa ka 97 Spa dhe pika ‘Wellness’ dhe 49 xhevahire natyrore.

Ekziston gjithashtu një raport relativisht i lartë plazhit/qytet, me 0,5 km2 rërë të artë.

Oslo në Norvegji doli në vendin e dytë me 75.2 pikë, ndërsa kryeqyteti austriak i Vjenës orie 68.2.

Më tej në listë, Stambolli i Turqisë kishte numrin më të madh të spa-ve dhe pikave të mirëqenies me 366, duke përfunduar me një rezultat 60.1.

10 destinacionet kryesore të Europës për udhëtime pa stres, sipas HAYPP:

  1. Nice, Francë 75.4/100
  2. Oslo, Norvegji 75.2/100
  3. Vjenë, Austri 68.2/100
  4. Reykjavik, Islandë 65.7/100
  5. Sofje, Bullgari/Marsejë, Francë 62.8/100
  6. Porto, Portugali 61.9/100
  7. Bolonja, Itali 61.0/100
  8. Stamboll, Turqi 60.1/100
  9. A Coruña, Spanjë 59.4/100

shqip.al

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top