1. Znj. Kozeta, çfarë ju shtyu të ndërmerrnit këtë projekt transformues në fushën e kontabilitetit?

Ky projekt lindi si një përgjigje direkte ndaj ritmit të rritur operacional dhe kërkesës për saktësi, efikasitet dhe raportim në kohë reale. Në departamentin e financës, volumi i faturave dhe procesimi manual shpesh krijonin ngarkesë dhe vonesa. Në linjë me filozofinë e grupit, e cila nxit inovacionin dhe automatizimin në proceset, ne pamë një mundësi të qartë për të futur inteligjencën artificiale si një aktor të ri në procese.

  1. Si funksionon në praktikë automatizimi i regjistrimit të faturave?

Procesi është krijuar si një zinxhir inteligjent: faturat e blerjes merren nga platforma SelfCare, IA i lexon, i konverton në format standard dhe gjeneron dokumentin që ngarkohet automatikisht në SAP. Pra, kalojmë nga një proces manual që kërkonte shumë kohë dhe verifikime, në një mekanizëm që punon brenda sekondave, me një nivel saktësie shumë të lartë.

  1. Cilat kanë qenë përfitimet më të dukshme për departamentin tuaj?

Përfitimet kanë qenë të menjëhershme:

  • Saktësi e lartë – gabimet njerëzore pothuajse eliminohen.
  • Shpejtësi dhe efikasitet – mijëra fatura procesohen automatikisht, duke na çliruar kohë operacionale.
  • Raportim i përshpejtuar – të dhënat financiare janë gjithmonë të përditësuara dhe gati për analiza.
  • Transparencë e zgjeruar – çdo hap gjurmohet në mënyrë elektronike, duke rritur përputhshmërinë ligjore.
  • Optimizim i burimeve njerëzore – ekipi fokusohet tek analiza, jo tek detyrat rutinë.

Në thelb, IA nuk e zëvendëson punonjësin e kontabilitetit, përkundrazi, e fuqizon atë, duke i dhënë më shumë hapësirë për detyra strategjike.

  1. Si lidhet ky projekt me strategjinë transformuese të Grupit Vienna Insurance Group?

VIG ka bërë një thirrje të qartë për të gjitha kompanitë e tij, për të vepruar, për të nxitur modernizimin, efikasitetin dhe kulturën e inovacionit në mbarë Grupin. Ky projekt është një shembull konkret i strategjisë së tij nxit: përshtatje e zgjidhjeve të zgjuara, eliminim i burokracive, automatizim i proceseve dhe rritje të vlerës për biznesin.

Ne nuk po automatizojmë vetëm një proces teknik, ne po modernizojmë mënyrën sesi financa funksionon si profesion.

  1. Çfarë mesazhi do t’u jepnit kolegëve të tjerë të VIG që po mendojnë të ndërmarrin projekte të ngjashme?

Mos kini frikë nga teknologjia. Inteligjenca Artificiale nuk është një kërcënim, por një partner strategjik. Futja e saj në procese krijon stabilitet, saktësi dhe efikasitet, duke sjellë realisht vlerë të matshme. Proceset inteligjente janë tashmë standardi i ri, dhe evolucioni nuk pret.

  1. Cilat janë planet tuaja për vijimësinë e këtij transformimi?

Plani ynë është i qartë: zgjerim i mëtejshëm i automatizimit. Ne synojmë të shohim mundësi për integrime të tjera me SAP, përdorim më të thelluar të IA-së për analiza dhe verifikime, si dhe rritje të volumin të proceseve të digitalizuara. Ky është vetëm hapi i parë drejt një finance më të zgjuar dhe më të integruar.

  1. Në një fjali, çfarë përfaqëson ky projekt për ju?

Përfaqëson kalimin nga financa e djeshme tek financa e së ardhmes: më inteligjente, më e shpejtë dhe më e fokusuar në vlerë strategjike.

ekofin.al