“Rikthimi i Dallëndyshes”, mund ta ndiqni edhe në sheshin Skënderbej

“Rikthimi i Dallëndyshes”, sjell sot në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, divën shqiptare të skenave ndërkombëtare më të rëndësishme Ermonlea Jaho dhe tenorin e mirënjohur Charles Castronovo.
Ndërsa biletat janë shitur prej ditësh, një mundësi tjetër është bërë e ditur sot nga vetë soprano dhe nga Bashkia e Tiranës. Një ekran i madh në sheshin Skënderbej, do të mundësojë të ndiqni live nga sheshi shfaqjen “Rikthimi i Dallëndyshes”.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, Jaho shpeh emocionet e veçanta që e kanë mbërthyer dhe shpehet falenderuese për artdashësit dhe mbështetësit, duke theksuar:
“Të gjithë ju që më njihni më herët a më vonë, më jepni të drejtë për emocionet që më kanë mbërthyer për rikthimin në skenën ku buron ëndrra e të gjithë artistëve lirikë shqiptarë: Ju falënderoj të gjithëve që keni rezervuar vendin tuaj në sallë dhe jam e lumtur që jeni shumë më shumë se aq, ndaj Bashkia e Tiranës ka mundësuar atmosferën e shfaqjes edhe në shesh, përpara Teatrit.
I jam mirënjohëse çdo institucioni, çdo partneri që ka mbështetur këtë event, si edhe partnerëve të mi skenikë: tenori Charles Castronovo, dirigjenti Jacopo Sipari Di Pescasseroli dhe orkestres se mrekullueshme të TKOB-së”.
=

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top