buxheti 2025

Rishpërndahen 120 mln euro nga buxheti 2025, AKSHI dhe Fondi i Zhvillimit përfituesit më të mëdhenj

Ministria e Financave ka çuar në Kuvend rishpërndarjen e 11.8 miliardë lekë nga buxheti i vitit 2025, të cilat do të shkojnë më së shumti si fonde shtesë për Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH) dhe Fondit Shqiptare të Zhvillimit.

Ministri i Financave, Petrit Malaj tha në Kuvend se në tërësi rishikim i buxhetit 2025, parashikon një volum të përgjithshëm të fondeve që alokohen apo rialokohen në masën prej rreth 11.8 miliardë lekë.

Nga kursimet e realizuara rreth 3.3 miliardë lekë për Agjencinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike për produkte e teknologjisë së inteligjencës Artificiale.

Rreth 1.5 miliardë lekë shtesë shkojnë për projekte të reja infrastrukturore për Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Gjithashtu për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit janë parashikuar rreth 318 milionë lekë shtesë për projektet e ekipeve sportive në shkolla.

Ministria e Drejtësisë do të ketë rreth 142 milionë lekë shtesë për detyrimin që ka pasur për rikonstruksionin e godinës së institutit të Mjekësisë Ligjore.

Fonde shtesë, rreth 64 milionë lekë të Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për blerjen e disa pajisjeve mjekësore, kryesisht skanera për strukturat universitare spitalore.

“Kemi miratuar një skemë të re Garancie Sovrane për sektorin e Bujqësisë, për një vlerë 3 miliardë lekë. Nga analiza fiskale rezulton se kjo politikë respekton kufizimet e rregullave fiskale në fuqi, pa cënuar nivelin e borxhit publik.

Në hapësirën ekzistuese të borxhit publik është akomoduar vlera e kësaj garancie prej 3 miliardë lekë, e cila plotëson kërkesën për mbështetje të sektorit të bujqësisë.” tha Malaj.

Të ardhurat totale, për periudhën 5 mujore të vitit 2025, arritën në rreth 305.92 miliardë lekë, me një realizim në masën 100.2% të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 18.7 miliardë lekë (187 mln euro) ose 6.5% më shumë.

Në terma vjetorë, të ardhurat totale për 5- mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 40.4% të planit vjetor.

Sa i takon shpenzimeve të përgjithshme publike, për periudhën 5-mujore të vitit 2025, arritën në rreth 267.1 miliardë lekë me një realizim në masën 96.0% e planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar 12.8% më i lartë ose rreth 30.2 miliardë lekë më shumë.

Monitor

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top