Federata shqiptare e futbollit prezantoi në stadiumin Air Albania strategjinë e futbollit të vajzave, “Rising Stars 2023-2026”
“Rising Stars 2023-2026” është një strategji me projekte, që pritet të sjellë ndryshime të vlefshme në cilësinë e futbollit të vajzave në tre vitet e ardhshme. Kjo strategji, është bërë në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të UEFA-s.
Presidenti i FSHF-së prezantoi projektin, duke përmendur objektivat kryesorë:
“Me suksesin në ndryshimet organizative, infrastrukturore, por ajo që ishte qershia mbi tortë janë rezultatet e ekipit kombëtar. Klasifikimi në vendin e parë në grup dhe kualifikimi në Euro2024. Me këtë atmosferë pozitive në zgjodhëm këto ditë për ta lançuar këtë strategji të futbollit të vajzave për ta treguar dhe demostruar që ne duam që futbolli i vajzave të arrijë në të njëjtat nivele. Dikujt mund t’i duket utopike, por faktikisht është e realizueshme përderisa është realizuar në disa vende të Europës dhe në do ta realizojmë. Në fakt, hapat tonë në një histori më pak se 13-vjeçare janë me të vërtetë gjigandë”, tha Armand Duka.