Sot dhe nesër, më 13-14 tetor 2025, Tirana do të presë EU Western Balkans Investment Forum, një ngjarje e nivelit të lartë e mbështetur nga Komisioni Evropian i bashkë-organizuar me AIDA. Forum-i sjell së bashku Kryeministrat e vendeve të WB6, zyrtarë të lartë evropianë, CEO dhe investitorë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe për të promovuar mundësitë e investimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në BE.
Programi i forumit përfshin panele sektorale mbi energjinë, bioekonominë, transformimin dixhital, prodhimin dhe ekonominë cirkulare, si dhe sesione B2B dhe B2G për takime direkte mes bizneseve dhe institucioneve. Gjithashtu pritet të firmosen marrëveshje investimi dhe memorandume bashkëpunimi.
Me tregje në rritje, forcë punëtore të kualifikuar dhe vendndodhje strategjike, rajoni WB6 ofron mundësi të konsiderueshme për kompanitë evropiane për të zgjeruar aktivitetin, për të afruar prodhimin pranë tregjeve kryesore dhe për të rritur konkurrencën.
Ky forum i parë i këtij lloji në Shqipëri përfaqëson një platformë unike për CEO-të, politikëbërësit dhe investitorët për të formësuar të ardhmen e integrimit ekonomik evropian dhe për të hapur rrugë të reja për rritje dhe bashkëpunim.