shengen

Rumania e Bullgaria bëhen anëtarë të Hapësirës Shengen

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian kanë vendosur të autorizojnë anëtarësimin e dy vendeve të Evropës Lindore në hapësirën e lëvizjes së lirë Shengen. Austria, vendi i fundit që kundërshtoi vendimin, hoqi tani dorë nga vetoja ndaj këtij vendimi.

Ministrat e brendshëm evropianë u takuan në Bruksel të enjten dhe vendosën të lejojnë Bullgarinë dhe Rumaninë të hyjnë në zonën Shengen, duke hequr kufijtë midis dy vendeve dhe pjesës tjetër të Evropës.

VendimI do të hyjë në fuqi më 1 janar 2025.

“Është një moment historik për të mirëpritur përfundimisht Bullgarinë dhe Rumaninë”, deklaroi ministri i Brendshëm hungarez Sandor Pinter, i cili mban Presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian.

Procesi kishte nisur që në mars, kur u hoqën kontrollet e pasaportave në kufijtë ajrorë dhe detarë të këtyre vendeve me vendet e tjera të BE.

Tabele - Bullgaria ne Shengen
Bullgaria e ShengeniFotografi: Valentina Petrova/AP Photo/picture alliance

Pse hynë tani në Shengen Bullgaria dhe Rumania?

Rumania dhe Bullgaria janë anëtarë të BE që nga viti 2007 dhe kanë përmbushur kushtet për hyrje në hapësirën Shengen që nga viti 2010. Megjithatë, gjatë viteve disa shtete e kanë kundërshtuar anëtarësimin e tyre për shkak të shqetësimeve mbi ‘emigracionin’. Kroacia, e ardhur në BE në vitin 2013, u bë pjesë e Shengenit qysh më 1 janar 2023, megjithëse asokohe Komisioni i BE-së u angazhua për anëtarësimin e tre vendeve në BE.

Që nga viti 2022, Austria në veçanti ka kundërshtuar lejimin e anëtarësimit të këtyre dy shteteve. Megjithatë, Vjena e kishte bërë të ditur tashmë përpara votimit të së enjtes se nuk do të vërë veton ndaj vendimit. Ky vendim u mor pjesërisht për shkak të një marrëveshjeje sipas së cilës Bullgaria ra dakord të vendosë më shumë roje kufitare në kufirin me Turqinë.

E krijuar në vitin 1985, Hapësira Shengen pa kufij është zona më e madhe e llojit të saj në botë. Ajo përfshin të gjitha vendet e BE-së përveç Qipros dhe Irlandës, si dhe Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin, të cilat nuk janë anëtarë të BE.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top