Sa shumë do të vlente “kultura jo toksike” në administratën publike dhe jo me pak në kompanitë private. Studimi i MIT Sloan dhe Glassdoor tregon se ‘kultura toksike’ është parashikuesi më i fortë i dorëheqjeve në kompani ,10 herë më i fuqishëm se pakënaqësia me pagën. Edhe para “Dorëheqjes së Madhe”, kultura toksike i kushtonte bizneseve amerikane rreth 50 miliardë dollarë në vit. Sa shume do te vlente kultura jo toksike ne administratën publike dhe jo më pak në kompanitë private.
Çfarë e bën një kulturë të jetë vërtet toksike?
Autorët identifikojnë “Toksikët e Mëdhenj” (Toxic Five) pesë elementet që shkaktojnë më shumë dëm:
1️⃣ Mosrespektimi
Faktori më i fuqishëm negativ. Punonjësit që ndihen të nënvlerësuar, të injoruar ose trajtuar me përçmim i vlerësojnë shumë më keq kulturat e tyre.
2️⃣ Mospërfshirja (Noninclusive)
Punonjësit që ndjehen të përjashtuar për shkak të gjinisë, racës, moshës, orientimit seksual, aftësive, apo favoritizimit dhe “klubeve të mbyllura” e përshkruajnë kulturën si toksike.
Sjellja joetike
Mashtrimet, premtimet e rreme, manipulimet, shkeljet e rregulloreve dhe mungesa e integritetit ndikojnë drejtpërdrejtë në perceptimin e kulturës.
4️⃣ Klima “kush ha kë” (Cutthroat)
Kolegj që sabotojnë njëri-tjetrin, intriga, prapaskena, apo konkurrencë e pamëshirshme ,sinjal tipik i kulturës toksike.
5️⃣ Abuzimi nga menaxherët
Bullying, ulërima, poshtërim, arrogancë apo sjellje të ashpra të vazhdueshme edhe pse më pak të rralla, kanë ndikim shumë të madh negativ.
Pasojat e rënda të kulturës toksike
Shëndeti mendor dhe fizik përkeqësohet, rritet rreziku i sëmundjeve të rënda me 35–55%.
Kosto të mëdha financiare për kompanitë (shëndetësi, mungesa, ulje produktiviteti).
Braktisje masive e punonjësve, 20% e punonjësve kanë lënë punën për shkak të kulturës.
Vështirësi për të tërhequr talente, kultura toksike është parashikuesi nr. 1 i komenteve negative në Glassdoor.
Rrezik reputacional, kultura e keqe çon në sjellje joetike dhe skandale (si rasti Wells Fargo).
Pse liderët duhet të shqetësohen?
Edhe kompanitë me kultura të mira kanë xhepa toksiciteti ,zakonisht brenda ekipeve të veçanta, drejtuar nga menaxherë të caktuar.
Mesatarja nuk e tregon realitetin individual: mijëra punonjës në të njëjtën kompani mund ta përjetojnë kulturën si abuzuese ose joetike, edhe kur indekset e përgjithshme duken pozitive.
Autoret theksojnë se hapi i parë i çdo lideri është të pranojë realitetin:
Toksiciteti mund të jetë i fshehur;
Duhet matur në nivel të vogël ekip për ekip, drejtues për drejtues;
Nuk rregullohet duke trajtuar “gjithçka” por vetëm pesë rrënjët kryesore.
Mesazhi kryesor për liderët:
Kultura toksike nuk është një problem i rrallë, është një rrezik i zakonshëm që dëmton njerëzit, dobëson organizatat dhe ul produktivitetin.
Pa identifikuar dhe trajtuar’ Toxic Five’ çdo përpjekje për të përmirësuar motivimin, performancën ose mbajtjen e talenteve është e destinuar të dështojë.
