ETIAS

Së shpejti do të duhet të filloni të paguani për të vizituar BE-në

Nga mesi i vitit 2025, qytetarët jo të BE-së që udhëtojnë drejt, ose përmes vendeve të BE-së, do të përballen me një tarifë të re për të hyrë në bllok. Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) do të kërkojë që udhëtarët midis moshës 18 dhe 70 vjeç të paguajnë 7 € ( (6 £, 7,50 dollarë) për të hyrë ose kaluar në çdo vend të BE-së.

Një sistem i ri vizash për të vizituar vendet e BE-së i quajtur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) do të hyjë në fuqi. Ky sistem i ri  do të aplikohet për udhëtime deri në 90 ditë dhe synon të rrisë sigurinë dhe kontrollin mbi hyrjet në bllok. Leja e ETIAS do të jetë e vlefshme për tre vjet, duke shmangur nevojën për pagesa të përsëritura për çdo hyrje në BE.

Dhe megjithëse kjo mund të duket mjaft e ndërlikuar (dhe e kushtueshme), nuk është aq keq sa tingëllon. Tarifa nuk duhet të paguhet sa herë që hyn në një vend të BE-së. Leja është e vlefshme për tre vjet, kështu që duhet të merret një e re vetëm kur skadon, ose nëse merret një pasaportë e re.

Ndërsa kërkesa për britanikët për të përdorur sistemin e heqjes së vizave ETIAS është pasojë e Brexit, ajo vlen edhe për mbajtësit e pasaportave të shumë vendeve të tjera në mbarë botën.

Por, kur saktësisht do të hyjë në fuqi sistemi ETIAS?

Ndërsa fillimi i zbatimit ishte planifikuar fillimisht për nëntor 2023, vonesat për shkak të shqetësimeve të vendeve anëtare të BE-së për zbatimin e ETIAS, e kanë shtyrë deri në verën e vitit 2025. Aktualisht, qytetarët nga 60 vende, përfshirë SHBA, Kanadanë, Brazilin, Japoninë dhe Australinë, do të jenë të detyruar të përdorin këtë sistem për të udhëtuar në BE. Listën e plotë të vendeve të ETIAS mund ta shikoni këtu.

Për momentin, nuk ka asnjë tarifë për shumicën e udhëtarëve që vizitojnë BE-në, prandaj shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni!

timeout.com

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top