Vitet e fundit, sfida e menaxhimit të burimeve njerëzore në Shqipëri është kthyer në një nga pengesat më serioze për zhvillimin e qëndrueshëm të sipërmarrjeve. Një ndër faktorët kryesorë është emigracioni, veçanërisht i të rinjve dhe profesionistëve të kualifikuar. Kjo ka reduktuar ndjeshëm fuqinë punëtore në dispozicion të tregut vendas. Në të njëjtën kohë, kompanitë po i kundërpërgjigjen duke gjetur zgjidhje më eficiente. Një prej tyre është krijimi i hapësirave për të huaj që mund të vijnë në Shqipëri përmes një vize punë. Por, kjo është vetëm një nga masat që mund të ndërmerren.
Sektori i turizmit, është ndër më të prekurit, por situata nuk është e izoluar vetëm në turizëm. Industria përpunuese, teknologjia e informacionit dhe ndërtimi raportojnë gjithashtu mungesa të ndjeshme të fuqisë punëtore.
Kjo sfidë, i ka bërë më kreative një pjesë të mirë të bizneseve. Ata po shtojnë përpjekjet për të aplikuar zgjidhje të reja eficiente, po rrisin formimin professional dhe po lidhen më shumë me shkollat dhe universitetet.
Megjithatë, ende nuk ka një panoramë të plotë se si dhe sa po ia dalin kompanitë në këtë drejtim. cfarë kanë nevojë ato dhe si duhet zgjidhur.
Për të kuptuar më thellë Q-Lever po zhvillon një YouthInSurvey (kjo do te linkohet te fjala anketën) kombëtare për burimet njerëzore, ku fton të gjitha bizneset shqiptare të ndajnë përvojat, vështirësitë dhe praktikat e tyre për rekrutimin, trajnimin dhe mbajtjen e stafit. Qëllimi i këtij studimi është të nxjerrë në pah trendet kryesore, nevojat reale të tregut dhe të ofrojë rekomandime konkrete për politika më të përshtatshme punësimi dhe zhvillimi.
Pse është e rëndësishme kjo anketë?
- Për të dhënë zë sfidave reale të sipërmarrjeve në të gjithë sektorët;
- Për të kontribuar në hartimin e politikave publike të bazuara në evidencë;
- Për të ndihmuar bizneset të identifikojnë praktikat më efektive të menaxhimit të burimeve njerëzore;
- Për të nxitur bashkëpunimin mes sektorit privat, institucioneve të arsimit profesional dhe qeverisë.
Zëri juaj ka rëndësi! Vetëm përmes të dhënave të mbledhura në mënyrë të strukturuar mund të krijojmë zgjidhje të qëndrueshme për një nga sfidat më të mëdha të ekonomisë shqiptare: mungesën e kapitalit njerëzor.
Ndaj, ju ftojmë të plotësoni anketën në linkun më poshtë: