Sfidoni virozat e stinës me Mjaltin Lunxhëria, produkti natyral për forcimin e sistemit imunitar

Me ndryshimin e temperaturave vijnë edhe virozat e stinës. Prandaj gjithmonë është më mirë kur parandalojmë.

Forcimi i sistemit imunitar është i domosdoshëm për të mbrojtur organizmin. Pa qenë nevoja të mbështetemi tek mjekimet, përmirësojmë sistemin tonë imunitar me disa ushqime që kanë ndikim të fuqishëm kundër infeksioneve dhe ftohjes. Mjaltë Lunxhëria u ndihmon të krijoni zakone të shëndetshme për veten dhe familjen tuaj. Me dy kritere që kanë vulosur edhe emrin e kësaj sipërmarrje, produkt natyre i pastër dhe i çertifikuar.

Bletët jetojnë në një zonë të pasur me bimësi të egra dhe burime ujore, ku bimë medicinale, çaji i malit, sherebeli, rigoni dhe kamomili i japin mjaltit vlera të larta ushqyese, një aromë dhe shije unike.

Përveç mjaltit, Lunxhëria prodhon edhe qumësht blete, polen dhe propolis, të gjitha me standarde të larta organike. Përdorimi i rregullt i tij forcon trupin duke rritur rezistencën ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve të tjera.Përmban shumë minerale, aminoacide, vitamina dhe acide organike. Ka aftësi kuruese për shëndetin, forcimin e imunitetit dhe për të qëndruar të bukur. Mjaltin ju mund ta konsumoni në orare të ndryshme.

-Një lugë mjaltë në një gotë me ujë në mëngjes për pastrimin e organizmit

 

-Siguron vitalitetin e plotë për gjatë gjithë ditës, ju jep shumë energji duke ju hequr lodhjen

 

-Një gotë ujë me mjaltë para gjumit, rregullon sistemin nervor dhe ju ndihmon për një gjumë sa më të mirë

 

-Një gotë ujë me mjaltë pas vakteve ndihmon tretjen

Të gjithë këto përfitime për shëndetin ua garanton mjaltë Lunxhëria, një nga bletaritë e para në Shqipëri e çertifikuar organike sipas standardeve të Bashkimit Europian. Një produkt organik, pa pesticide dhe antibiotikë. Sot, mjalti Lunxhëria përveç Shqipërisë eksportohet edhe në tregjet ndërkombëtare.

Probizz.al

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top