Shqipëra një ndër pesë destinacionet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë.
Një eksperte udhëtimesh e shumë shteteve, Cepee Tabibian, që në moshën 35-vjeçare bëri ndryshime në jetën e saj, pasi shiti gjithçka për tu larguar nga SHBA-ja drejt Europës. Ajo tregon disa faktorë që i bëjnë disa vende më mikpritëse se të tjerat.
“Vendet europiane më mikpritëse për amerikanët ofrojnë viza të përshtatshme, kosto të ulët jetese dhe një klimë sociale të hapur. Prania e komuniteteve të huaja dhe njohja e gjuhës angleze ndihmojnë gjithashtu në një integrim më të lehtë. Këta faktorë i bëjnë këto destinacione ideale për një fillim të ri larg SHBA-së”.
Ajo vendosi të braktisë Teksasin, në moshën 35 vjeçare, (veprim për të cilin nuk është penduar asnjëherë) dhe u zhvendos në Spanjë pa asnjë plan por me shumë pikëpyetje, ndryshimin e ndjeu menjëherë.
Larg rutinës së punës së zakonshme me orar të gjatë, zbuloi disa nga pasionet e saj: shkrimin, krijimin e përmbajtjes dhe ndërtimin e komunitetit. Vetëm 18 muaj më vonë, ajo themeloi `She Hit Refresh`, një platformë dhe komunitet që ndihmon gratë mbi 30 vjeç të kuptojnë dhe përshpejtojnë procesin e zhvendosjes jashtë vendit.
Sipas saj, shumë prej atyre që duan të largohen nga Shtetet e Bashkuara nisin me një pyetje të rëndësishme:
Ku duhet të shkoj? Ku për këtë, ajo është e gatshme të ndihmojë.
1. Spanjë
Spanja është një nga zgjedhjet më të shpeshta të amerikanve falë vizave dixhitale për nomadë dhe pa viza pune, kujdesit shëndetësor të përballueshëm dhe kulturës shoqërore që i jep përparësi afrimit mes njerëzve. Njerëzit në Spanjë kalojjnë kohë për njëri-tjetrin, mblidhen dhe flasin me orë të tëra.
Megjithëse anglishtja nuk flitet gjerësisht dhe qytete si Barcelona përballen me mbingarkesë turistike, shumë qytete dhe fshatra më të vegjël janë të gatshëm të mirëpresin të ardhurit. Në Madrid, autorja e këtij rrëfimi gjeti një komunitet njerëzish që, si ajo, kishin braktisur rrugën tradicionale të suksesit për të ndjekur një jetë më të lirë e krijuese — duke lënë punën me orar të plotë për të dhënë mësim, punuar në mënyrë të pavarur dhe për të ndërtuar një biznes të vetin.
Aktualisht ajo jeton në Málaga, një qytet që ka tërhequr evropianë për pushime dhe emigrim prej dekadash. Banorët janë të hapur ndaj të huajve, gjë që ka bërë më të lehtë krijimin e miqësive dhe ndjesinë e të qenit në shtëpi.
- Portugalia
Portugalia është një nga vendet më të hapura ndaj dixhitalëve nomadë në Europë, falë stilit të relaksuar të jetesës, pranisë së gjerë të gjuhës angleze dhe opsioneve të shumta për viza. Përveç vizës për nomadë dixhitalë, ofron edhe vizën D7, që u lejon amerikanëve me të ardhura pasive të qëndrueshme të jetojnë në vend.
Megjithëse qytetet si Lisbona dhe Porto përballen me sfida nga mbingarkesa turistike, ekzistojnë alternativa të shumta dhe më të qeta. Në Algarve, emigrantët tërhiqen nga kombinimi i vendasve dhe të huajve si dhe klima mesdhetare, ndonëse gjeografikisht ndodhet në brigjet e Atlantikut. Ishujt Madeira dhe Azoret ofrojnë një përvojë të veçantë për ata që kërkojnë natyrë të paprekur dhe ritëm jetese më të qetë.
Siguria, përballueshmëria dhe komunitetet tashmë të konsoliduara të të huajve e bëjnë Portugalinë një zgjedhje ideale për gratë që udhëtojnë vetëm, familjet dhe pensionistët.
- Franca
Franca ofron një stil jetese më të ngadaltë dhe cilësor që po tërheq gjithnjë e më shumë amerikanë. Një shembull është Mary Alice Duff, e cila la pas ritmin e vrullshëm të Filadelfias për qetësinë e jugut të Francës, ku tani shijon shëtitjet me biçikletë drejt plazhit me vajzën e saj, transportin publik falas dhe një rreth miqsh ndërkombëtar të afërt dhe të larmishëm.
Për ata që duan të ndjekin një rrugë të ngjashme, viza profession libérale është një mundësi e mirë për punonjës të pavarur dhe sipërmarrës të vegjël, duke ofruar fleksibilitet për punë në distancë. Franca ofron gjithashtu kujdes shëndetësor cilësor dhe të përballueshëm dhe konsiderohet shumë miqësore për familjet. Ka një nga normat më të larta të lindshmërisë në Europë, e ndihmuar nga përfitime fiskale dhe kujdes fëmijësh me kosto të ulët. Megjithatë, një pengesë është mungesa e një vize të posaçme për nomadët digjitalë, çka e vështirëson qëndrimin afatgjatë për punonjësit në distancë.
4. Holanda
Holanda është e njohur për mikpritjen ndaj të huajve, me infrastrukturë të shkëlqyer transporti publik, rrugë të dedikuara për biçikleta, përdorim të gjerë të gjuhës angleze dhe një ambient të favorshëm për sipërmarrësit.
Për amerikanët e vetëpunësuar, viza DAFT (Traktati i Miqësisë Holandë-SHBA) ofron mundësinë për të jetuar dhe punuar në vend përmes regjistrimit të një biznesi dhe depozitimit të 4,500 eurove në një llogari bankare biznesi. Megjithatë, gjetja e banesës mbetet një sfidë për shkak të krizës së strehimit.
Denise Segler, u zhvendos në Holandë në vitin 2024, në të 50-at e saj. E divorcuar dhe me fëmijë të rritur, ajo e përqafoi këtë kapitull të ri për të ndërtuar jetën në kushtet e saj. Edhe pse vetëm disa muaj nga zhvendosja, ajo e ka ndjerë mikpritjen e vendasve dhe ka nisur të krijojë një rrjet të ri përmes eventeve të shumta të rrjetëzimit.
5. Shqipëria
Shqipëria u lejon shtetasve amerikanë të qëndrojnë deri në një vit pa vizë. Me një hyrje të lehtë dhe kosto të ulët jetese, ajo është perfekte për punonjësit në distancë që kanë një buxhet të kufizuar.
Shumë amerikanë jetojnë në kryeqytet në Tiranë, ku komuniteti i të huajve është i gjërë dhe anglishtja flitet gjerësisht. Riviera shqiptare nuk duhet anashkaluar; bregdeti i saj përgjatë Detit Jon ka disa nga plazhet dhe peizazhet më të bukura në të gjithë Evropën.
Shumë shtetas amerikanë e zgjedhin Shqipërinë si pikën më të lehtë për të nisur një fillim të ri, duke qëndruar aty nga një deri në katër vjet përpara se të zhvendosen drejt destinacioneve të tjera.