Shqipëria, destinacioni i preferuar i “nomadëve” digjitalë sipas mediave amerikane: Plazhe dhe kuzhinë e mrekullueshme nën një qiell të shkëlqyer

Mediat ndërkombëtare vazhdojnë të shprehin interesin e tyre për Shqipërinë, duke e prezantuar si destinacion të përshtatshëm për nomadët digjitalë dhe profesionistët e teknologjisë.

Në një artikull të fundit, media amerikane “Travel Off Path” rekomandon vendin tonë për ata që duan të ushtrojnë profesionin e tyre në një ambient të bukur dhe me mundësi të shumta për eksplorim.

Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, është një destinacion i veçantë për nomadët digjitalë. Klima e ngrohtë, dielli, kafetë e bujshme dhe çmimet e arsyeshme bëjnë që ky qytet të jetë një vend i preferuar për të jetuar dhe punuar. Çmimet e favorshme janë një avantazh i veçantë, ku një muaj jetesë mund të kushtojë vetëm 1,145 dollarë, sipas rekomandimeve të “Travel Off Path”.

Durrësi, me trashëgiminë e tij greko-romake dhe bregdetin e pasur me plazhe të bukura, përfshirë Ksamilin, janë destinacione të cilat i rekomandon kjo media për nomadët digjitalë.

 

 

Gjirokastra, e renditur nga UNESCO, dhe Shkodra në veri, me ngjyrat dhe bukurinë e saj, ofrojnë gjithashtu mjedisin e përshtatshëm për ata që duan të jetojnë dhe punojnë në një ambient kulturor dhe natyror të pasur.

 

Gjirokastra

 

 

Shqipëria vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes për turistët, por gjithashtu bëhet një destinacion i preferuar për ata që duan të shijojnë jetën dhe punojnë larg vendit të tyre.

shqiptarja.com

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top