Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), me synim forcimin e kuadrit ligjor dhe politik për zhvillimin e parqeve eko-industriale në Shqipëri.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri Blendi Gonxhja dhe Javier Suarez, menaxher për Këshillimin ndaj Shteteve dhe Ekonomive të Evropës në IFC.
Ky angazhim i përbashkët përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe transformimit të zonave industriale në vend, në përputhje me standardet mjedisore të Bashkimit Evropian dhe objektivat e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Sipas ministrit Gonxhja, projekti do të shtrihet deri në vitin 2027 dhe do të mbështetet me një buxhet prej 600 mijë eurosh. Ai vuri në dukje se iniciativa synon të ndërtojë një model të qëndrueshëm zhvillimi industrial, ku mbrojtja e mjedisit dhe inovacioni ecin paralelisht me rritjen ekonomike.
“Kjo përfshin edhe përmirësimin e parqeve industriale ekzistuese dhe zhvillimin e parqeve të reja për të promovuar praktikat e qëndrueshme. Projekti financohet nga kuadri i investimit të Ballkanin Perëndimor, WBIF, i financuar nga BE dhe do të zbatohet nga IFC, pjesë e grupit të Bankës Botërore. Në kuadër të projektit të parqeve industriale në Shqipëri, IFC ka propozuar që ta kthejmë në format bashkëpunimi me ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, për të përfshirë tre komponentë kryesore.
—
Foto 2:
E para, përmirësimi i kornizave rregullatore dhe politike, integrimi i kornizës ndërkombëtare të parqeve eko industriale për të zgjeruar konceptin e tyre në vendin tonë. I dyti, forcimi i kapaciteteve i këtyre parqeve që synojnë në kalimin në konceptin sa më të parë të parqeve që janë ekzistuese përmes fillimit të një pilotimi përmes këtij projekti. I treti është aktivizimi sa më energjik i kapitalit privat që implementojmë teknologji të reja, forcimin e teknologjisë ekzistuese aty ku jemi”, tha Gonxhja.
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, vlerësoi rolin e parqeve industriale në nxitjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke theksuar se synimi i tyre është përmirësimi i klimës së biznesit në vend. Ai i bëri thirrje sektorit privat që të angazhohet aktivisht dhe të bëhet pjesë e kësaj nisme, duke e parë atë si një mundësi për rritje dhe bashkëpunim ekonomik.
“Plani i rritjes do të dyfishojë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda 10 vjeçarit duke përmirësuar bashkëpunimin ekonomik dhe duke sjellë përmirësime në standartet ekonomike dhe duke pasur konvergencë me BE dhe duke rritur financimet. Në bazë të ritmit dhe thellësisë së reformave, Shqipëria mund të përfitojë nga thuajse 1 miliard euro për të ecur përpara.
Objektivi i BE është të stimulojë investimet dhe klimën e zhvillimit jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon. Thirrje edhe sektorit privat që të investojë, duam që të marrim investimet e tyre dhe prandaj parqet eko industriale janë element i rëndësishëm. Këto parqe eko industriale mbështesin investimet, zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit dhe kalimin në kalime më të mira dhe miqësore ndaj mjedisit.
Parqet eko-industriale janë nismë që do të ketë mbështetjen e IFC dhe BE. Do të ndihmojmë ekonomitë e Ballkanit Perendimorë, për uljen e kostove dhe ndihmojmë bizneset. Ne do të japim asistencën tonë me këtë partneritet strategjik. Këto parqet janë më shumë se një përpjekje mjedisore, ndihmojnë në krijimin e vendeve të punës dhe zinxhirët e duhur të ofertës. Ne po mbështesim të gjitha përpjkjet e Shqipërisë për të krijuar hapësirën e duhur të investimeve”, deklaroi ambasadori.