çiklizmi

Shqipëria mikpret për herë të parë edicionin e 108-të të Giro d’Italia, një nga garat më të mëdha të çiklizmit botëror

Nga Tirana nis më 9 maj, edicioni i 108-të i një prej garave më prestigjioze të çiklizmit botëror – Giro d’Italia. Për herë të parë në histori, gara starton jashtë Italisë, pikërisht në Shqipëri.

Në prani të qindra sportistëve dhe mijëra tifozëve vendas e të huaj, etapa e parë Durrës–Tiranë çeli një kapitull të ri për sportin dhe turizmin shqiptar. Shqipëria do të presë tre etapat e para të kësaj gare, e cila do të zhvillohet nga 9 maji deri më 1 qershor, me gjithsej 21 etapa dhe mbi 3,400 km rrugë.

Për herë të parë, Shqipëria jo vetëm që shfaqet në hartën e çiklizmit botëror, por edhe promovon bukuritë e saj natyrore dhe mikpritjen përmes një ngjarjeje që do të mbahet mend gjatë.

Cycling

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top