internet Banking

Shqipëria ndër vendet me përdorimin më të ulët të bankingut online në Europë

Përdorimi i shërbimeve bankare online po rritet me ritme të shpejta nga viti në vit në vendin tonë, por krahasimet me Evropën dhe Rajonin tregojnë se shqiptarët kanë ende një përdorim të ulët të E-banking.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2024, vetëm një pjesë e vogël e shqiptarëve të moshës 16–74 vjeç përdorin shërbimet e bankingut online. Harta e mëposhtme tregon kontrastin mes vendeve të Evropës Veriore e Perëndimore, ku mbi 90% e qytetarëve përdorin internet banking, dhe Ballkanit, ku niveli mbetet dukshëm më i ulët.

Shqipëria paraqitet me një përdorim shumë më të kufizuar, në nivelet më të ulëta të kontinentit (më pak se 30%). Kjo e vendos vendin në të njëjtën kategori me rajone të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe disa zona rurale të Turqisë.

Shqipëria renditet në fund edhe në krahasim me vendet fqinje si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë gjithashtu kanë përqindje të ulëta (30–50%), por disa rajone të tyre tregojnë përparim më të dukshëm. Ndërkohë, Greqia shënon nivele pak më të larta (50–70%), por sërish nën mesataren e BE-së.

Evropa Veriore dhe Perëndimore kryeson me nivelet më të larta, ku në Danimarkë, Finlandë, Suedi, Norvegji dhe Islandë, mbi 95% e qytetarëve përdorin internet banking, duke e bërë këtë shërbim praktikisht standard. Po ashtu, Holanda, Belgjika, Irlanda dhe Luksemburgu raportojnë përqindje mbi 90%.

Mesatarja e përdorimit të E-banking në BE-së ishte 67.2% në 2024, shumë herë më e lartë se niveli i Shqipërisë.

Diferencat e theksuara tregojnë hendekun digital që ekziston mes Evropës Perëndimore dhe vendeve të Ballkanit. Në rastin e Shqipërisë, niveli i ulët lidhet me faktorë si mungesa e besimit tek shërbimet financiare online, përdorimi ende i lartë i parasë cash dhe infrastruktura e dobët dixhitale.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, numri total i veprimeve bankare në distancë arriti në 9.36 milionë, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Krahasuar me një vit më parë, shqiptarët e rritën numrin e veprimeve bankare në distancë me 22% ose me 1.7 milionë veprime më shumë.

Në harkun e pesë viteve të fundit, numri i transaksioneve të home banking është rritur me pothuajse 160%. Por kjo rritje nuk është ende e mjaftueshme kur e krahasojmë me totalin e transaksioneve bankare tregojnë të dhënat e Eurostat.

harta

Monitor

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top