Shqiptarët të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE-së në 2024

Shqiptarët janë të dytët më të refuzuarit në kufijtë e Bashkimit Europian, pas ukrainasve (19 595).

Në total në kufijtë tokësor, ajror dhe detar në vitin 2024 janë refuzuar 14,260 shtetas shqiptarë, ku gjysma në kufijtë tokësorë (7855).

Gjysma e totalit janë refuzuar në shtet fqinjë, Greqi dhe Itali, ndërsa pjesa tjetër e shpërndarë në Lituani, Hungari, Gjermani etj.

eurostat

Për çfarë janë refuzuar kryesisht shqiptarët?

Sipas Eurostat shtetasit shqiptarë u refuzuan kryesisht (14 260) për shkak të “Është lëshuar një sinjalizim/alert[ii]” (28,8 %) dhe “Qëllimi dhe kushtet e qëndrimit nuk janë të justifikuara” (27,2 %).

Pas shqiptarëve më të refuzuarit renditet moldavët (12 100), turqit (6 060) dhe serbët (6 190).

Kthimet e shtetasve të vendeve të treta

Në vitin 2024, numri i shtetasve të vendeve të treta të kthyer në një vend të tretë u rrit me 19.3%.

Në vitin 2024, 110 385 shtetas të vendeve të treta janë urdhëruar të larguar nga një vend i BE-së duke iu dhënë një urdhër kthimi në një vend të tretë, përfaqëson 88,8% të kthimeve të urdhëruara (d.m.th. duke përfshirë edhe kthimet në një tjetër vend të BE-së).

Shtetasit e Gjeorgjisë përbëjnë numrin më të madh të kthimeve në BE me 11 585 prej tyre të kthyer në një vend të tretë. Ata u pasuan nga turqit (7 910), shqiptarët (7 810), moldavët (4 970) dhe kolumbianët (4 930).

Të refuzuarit në Europë

Në vitin 2024, 123 655 shtetas të vendeve të treta u refuzuan të hynin në territorin e BE-së në njërin prej kufijve të saj të jashtëm, një rritje e lehtë prej 0,3 krahasuar me 2023-n.

Gati 925 persona u refuzuan mesatarisht çdo ditë të vitit të kaluar në kufijtë e BE-së, çka përbën një rënie prej 27,4 % krahasuar me numrin e refuzimeve të vitit 2019.

Përgjatë vitit 2024, një në tre refuzime (ose të ndaloj të cilësuar në hyrje në një vend i BE-së ishte 453 380, një rënie prej 7,3 % krahasuar me 2023-n (489 335).

Në vitin 2024, shumica (56.9%) e shtetasve të vendeve të treta të cilëve iu refuzua hyrja në BE ishin përmes kufijve të jashtëm tokësorë të BE-së, të ndjekura nga refuzimet në kufijtë ajror (39.8%), ndërsa pjesa më e vogël në kufijtë detarë (3.3%).

Pothuajse një e treta e numrit të përgjithshëm të refuzimeve u regjistruan në Poloni (16.7%) dhe në Kroaci (11.3%).

Numri më i madh i refuzimeve të regjistruara në kufijtë e jashtëm të BE-së ishte nga Polonia (18 300; 87.2% e të cilave përmes kufirit tokësor), Kroacia (13 535; 97.9%), Rumania (8 960; 88.2%), Hungaria (6 205; 0.5; 89%) dhe Greqia (5 780; 75.2%).

Për sa i përket kufijve ajrorë, në vitin 2024 Franca raportoi numrin më të madh të refuzimeve (7 800) në BE, e ndjekur nga Gjermania (6 935), Irlanda (5 240) dhe Spanja (5 650) në vitin 2025.

Italia (1 320) raportoi numrin më të lartë të refuzimeve në kufijtë detarë të BE-së në vitin 2024, e ndjekur nga Franca (1 145).

Monitor

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top