drejtim

Si liderët mund të ndihmojnë ekipet të qëndrojnë të qeta dhe efikase

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Sot pasiguria është bërë një karakteristikë e përhershme e vendit të punës, qoftë për shkak të ndryshimeve ekonomike, ristrukturimeve në organizata, përparimeve të shpejta teknologjike, pritshmërive të reja të klientëve apo përparësive që ndryshojnë shpesh. Ky mjedis i paqartë nuk krijon vetëm sfida operative, por gjithashtu dëmton fokusin, rrit lodhjen dhe dobëson besimin. Liderët që kuptojnë ndikimin psikologjik të pasigurisë mund të ndërmarrin hapa të qëllimshëm për të krijuar qartësi, stabilitet dhe lidhje, duke reduktuar efektin e saj negativ.

Një studim i fundit shpjegon pse pasiguria është kaq kërkuese psikologjikisht. Një meta-analizë e 76 studimeve me fMRI tregon se në situata të pasigurta aktivizohen nëntë zona të ndryshme të trurit, që përfshijnë rrugë emocionale dhe kognitive. Kur të gjitha këto zona aktivizohen, truri ka më pak kapacitet për të ruajtur fokusin dhe për të marrë vendime të qarta. Kjo mund të shpjegojë ndjenja si mjegullimi i mendjes, vështirësi në të mbajtur mend detaje, dyshime gjatë vendimmarrjes ose nevoja për të rilexuar informacionin disa herë. Për më tepër, pasiguria e vazhdueshme nxit njerëzit të kërkojnë sinjale sigurie: “A ka menaxhmenti një plan? Po na informojnë saktë? A besoj informacionit që marr?” Kur përgjigjja është jo, ankthi rritet dhe kjo gjendje e zgjatur çon në lodhje dhe shterim emocional.

Ndërkohë që ndryshimet dhe pasiguria do të vazhdojnë të jenë pjesë e përditshme e punës, mënyra se si liderët menaxhojnë komunikimin dhe kulturën e punës ka një ndikim të madh në mirëqenien e ekipit. Ja pesë praktika që mund të aplikohen:

Praktika 1, tregoni transparencë

Edhe pse ka kufizime për informacionin që mund të ndani, shpjegimi i arsyes dhe strategjisë pas vendimeve apo ndryshimeve krijon ndjenjën e kontrollit. Kur ekipet kuptojnë “pse” dhe “si”, pasiguria zvogëlohet.

Praktika 2, vendosni objektiva të qarta

Transparenca shkon dorë për dorë me qartësinë. Bëni të qarta afatet, ndryshimet që po vijnë dhe pritshmëritë. Ekipet duhet të hyjnë në punë me një ide të qartë për detyrat e tyre dhe mënyrën për t’i arritur ato.

Praktika 3, jini të parashikueshëm

Kur liderët sillen me qëndrueshmëri, komunikojnë qartë, përmbushin premtimet dhe reagojnë me qetësi ndaj sfidave, kjo redukton ngarkesën mendore dhe qetëson ankthin. Parashikueshmëria nuk do të thotë rigiditet; ajo krijon një themel të besueshëm, duke lejuar ekipet të fokusohen te zgjidhja e problemeve dhe bashkëpunimi. Ky qëndrim i qëndrueshëm ndihmon ndërtimin e besimit dhe rrit performancën.

Praktika 4, shfrytëzoni emocionet pozitive

Emocionet pozitive nuk janë vetëm për momentin; ato zgjerohen dhe forcojnë kapacitetet tona mendore dhe emocionale. Ato ndihmojnë të shohim mundësi të reja, të mendojmë më krijueshëm dhe të lidhemi më lehtë me të tjerët. Një kulturë që vlerëson sukseset, feston arritjet e vogla dhe promovon aktivitete të përbashkëta ndihmon në zvogëlimin e ndikimit negativ të pasigurisë dhe rrit reziliencën e ekipit.

Praktika 5, siguroni që njerëzit të ndihen të vlerësuar

Njerëzit kanë nevojë themelore të ndihen të rëndësishëm. Ky ndjenjë i vjen nga dy burime: ndjenja se je i vlerësuar dhe njohja se shton vlerë reale. Liderët mund ta fuqizojnë këtë duke:

  • Pyetur dhe dëgjuar me vëmendje, jo vetëm duke dhënë detyra.

  • Treguar se si mbështetja e një personi ka bërë ndryshimin: “Pa ty, nuk do të kishim arritur këtë rezultat.”

  • Falënderuar në mënyrë specifike duke përshkruar sjelljet apo aftësitë që kontribuan në sukses.

  • Diskutuar për potencialin dhe mundësitë për zhvillim profesional.

Ndërsa liderët nuk mund të eliminojnë pasigurinë, ata mund të zvogëlojnë ndikimin e saj duke ndjekur këto praktika në mënyrë të qëllimshme. Çelësi për një vend pune më të qetë dhe të sigurt fillon me veprimin tuaj të radhës.

Forbes

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top