kocka

Si të kujdeseni për të patur kocka të forta në çdo moshë

Kocka të forta dhe trup në formë janë dy elementë kryesorë të një jetese të shëndetshme.

Me kalimin e moshës, njeriu humbet gjithnjë e më shumë nga dendësia kockore.

Një gjë e tillë mund të nxisë ose përshpejtojë sëmundjen e osteoporozës e cila manifestohet me fraktura që më pas shkaktojnë paaftësi fizike tek njeriu.

Lajmi i mirë sipas ekspertëve është se osteoporoza apo reumatizma nuk është një pjesë e pandashme e plakjes dhe nëpërmjet disa hapave të caktuar, njeriu mund të mbajë kockat të shëndetshme e të forta.

Në këtë artikull të do të mësoni gjithçka ju nevojitet që të  përkujdeseni për këtë pavarësisht moshës.

Kalçiumi dhe Vitamina D

Kalçiumi është shumë i rëndësishëm për kockat ndërsa vitamina D ndihmon në përthithjen maksimale të tij.

Këto ushqyes përbëjnë shtyllat kryesore të një skeleti të shëndetshëm e të fortë.

Ekspertët rekomandojnë që të rriturit të marrin 1,000 mg kalçium në ditë ndërsa gratë pas menopauzës duhet të marrin 1,200 mg kalçium në ditë.

Sa i përket vitaminës D, të rriturit kanë nevojë për 600 njësi ndërsa të moshuarit mbi 70 vjeç kanë nevojë për 800 njësi.

Ushqyerja e Duhur

Kalçiumi dhe vitamina D nuk janë të mjaftueshme për ruajtjen e shëndetit të kockave.

Roli i tyre plotësohet falë ushqyerjes së duhur me fruta, perime, arrorë, fara, yndyrna të shëndetshme e drithëra të plota.

Përpos tyre, ekspertët rekomandojnë shmangien e ushqimeve të përpunuara dhe përzgjedhjen e sa më shumë drithërave të plota.

Këto të fundit janë shumë të pasur me ushqyes të dobishëm për kockat.

Sa i përket perimeve, rekomandohet që të zgjidhni nga të gjith ngjyrat, që nga barishtet e gjelbra deri tek specat e kuq.

Një regjim shumëngjyrësh garanton ushqyes të larmishëm për kockat.

Aktiviteti Fizik

Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për shëndetin e kockave.

Ushtrimet më efikase janë ato që përfshijnë peshat por jo tepër të rënda.

Njerëzit që kanë pësuar fraktura duhet të shmangin kërcimin, ngjitjen e shkallëve, kërcimin e të tjerë.

agroweb.org

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top